Bardhe e zi

255

Nga Marsida Simo

Një çantë në dorë, e mbushur me libra, me hapa të vegjël dhe të shpejtë perfytyrohej dikur një mësues. Dekada më përpara ky profesion ishte shumë i preferuar. Së pari i jepte prestigj në shoqëri, pasi mësuesit konsideroheshin dhënës të dijes, edukuesit kryesor, si dhe ata që do përgatitnin të ardhmen. Në klasë mësuesi kishte pushtet, ku nxënësi e shihte atë me admirim, dëshirë por edhe frikë. Nuk ishte e pakët për vendin tonë që pas shkallës së lartë të analfabetizmit të merrte rrugë dija. Megjithatë, problemet më të mëdha ishte krijimi i disiplinës më forcë, dënime jo të duhura në rast gabimi si dhe mangësia e lirisë tek nxënësit. Deri vonë në shoqërinë shqiptare edukimi dhe disiplina zgjidhej me rrugën më të shkurtër, atë të dhunës. Në vijim të ndryshimeve politike, sociale patëm mundësi të zhvilloheshim por jo gradualisht.

140

Nga Orjola Sula
Fëmijët kanë një gjuhë universale. Pafajësia e tyre dhe imagjinata e shfrenuar, i bën ta pranojnë njëri-tjetrin pa kushte. Nuk ka rëndësi se në cilin shtet jetojnë, në cilën lagje apo cilës familje i përkasin. Fëmijët duan vetëm të luajnë e të argëtohen së bashku. Ata kuptohen mjaft mirë me njëri-tjetrin përmes lojës. Të gjithë mbajnë mend si momentet më të bukura nga fëmijëria e tyre lojërat para sheshit të pallatit apo ato pak lodra që i ndanim pa drojë mes njëri-tjetrit. Po gjunjët e vrarë, rrobat gjithë pluhur apo duart e gjakosura a ishin vallë shenjë e një fëmijërie të lumtur?!
Ata që i përkasin dekadave para viteve 90 do të pranonin me bindje se atëherë fëmijët ishin më të lumtur. Në një farë mënyre kjo është e vërtetë. Rolin e topit për djemtë dhe kukullave për vajzat e luanin disa rrecka të vjetra. Kushedi sesa herë vriteshim duke mësuar biçikletën.

424

Nga Elton Dema

I Dërguari i Allahut (a.s.) i ka përcjellë fjalët e Zotit dhe Krijuesit të tij, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, i cili ka thënë: “O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri tjetrit!”

Dhuna në përgjithësi nuk duhet të nxitet dhe nuk duhet toleruar në asnjë rrethanë.

Nuk ka dyshim që gruaja është ajo që më së shumti i është bërë padrejtësi nga ana e mashkullit gjatë historisë së njerëzimit, kjo për faktin se gruaja është krijesë e dobët.

95

Nga Orjola Sula

1 Prilli njihet botërisht si “Dita e gënjeshtrave”. Pavarësisht origjinës pagane dhe gazmore të festës, ajo i ka rezistuar kohërave ndër shekuj duke mbetur e gjallë mes njerëzve që venë në lojë njëri-tjetrin. Familjarët por edhe miqtë apo kolegët në këtë ditë mendojnë sesi mund të na fusin në “grackë” me gënjeshtra që më pas krijojnë situata komike. Përgjithësisht ajo konsiderohet si dita e budallenjve që u besojnë çdo lloj gënjeshtre. Megjithatë në vende të ndryshme kjo festë ka nuanca të ndryshme. Në Skoci 1 Prilli njihet si dita e njerëve egoistë kurse në Iran ajo i referohet një festivali kulturor. Ndër shekuj në këtë ditë njerëzit kanë vënë në lojë vese të shoqërisë apo edhe zakone të jetës së përditshme. Por në ditët e sotme është bërë kaq normale të gënjesh, saqë askujt nuk i bën më përshtypje duke bërë që kuptimi i vërtetë i kësaj dite të zbehet. Rasti më flagrant janë gënjeshtrat që dëgjojmë në çdo fushatë elektorale apo premtimet e politikanëve. Por edhe media për fat të keq është kthyer në një burim informacioni të shtrembëruar.

82

Anxhela Peza, psikologe

Patologjia e kumarit apo varësia ndaj kumarit është një nga veset më të vështira dhe pothuajse të pandreqshme për njeriun. Vesi i një sjellje shkatërruese ku njerëzit shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para në vendosjen e basteve, të cilat po shkaktojnë dëm në aspektet e tjera të jetës në veten e tyre, familje dhe punë. Specika e kësaj loje psikologjike dhe kurthi është që të fitohet nga ata që e kanë krijuar “bastin”, jo të fitojë populli e individi në këtë rast. Kumari përfshin meshkujt në përqindjen më të lartë dhe me një përqindje të vogël përfshin femrat.
Gjithçka fillon si lojë argëtim, më pas fiton diçka, e kjo e fundit të pëlqen. Më pas kur pëson humbjen e para ngushëllon veten se le 5 dhe fitove 3, efekti është sikur ke fituar por në fakt ke humbur 2.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...