Ide për shtëpi

72

Nga Deada Hyka
Viti 2018 do të jetë viti i ngjyrës rozë florale, e elementit të bakrit, e qeramikës, drurit të errët, veprave të artit dhe printimeve ekzotike. Hije të ndritshme na kthejnë përsëri në vitet ’80, ndërsa ngjyrat natyrore janë të përjetshme dhe na lejojnë të realizojmë miksime të ndryshme dhe të përdorim sa më shumë dekoracione. Nuk është më viti i elementeve minimaliste, pohojnë ekspertët botërore.

136

Mot i shkëlqyer, shira pranverorë, rikthimi i këngës së zogjve, çeljet e para të gonxheve, lepujt e Pashkëve dhe vezët shumëngjyrëshe. Kanë të gjitha një domethënie, një tjetër “të ftohtë”. Edhe pse shumë njerëz i lidhin sëmundjet virale me muajt e dimrit, statistikat tregojnë se përqindja e infektimit nga i ftohti i zakonshëm vazhdon të mbetet e lartë deri në prill. Mesatarisht, fëmijët ftohen 6-8 herë për stinë dhe të rriturit, 2-4 herë. Ndonëse jemi në pranverë, nuk është ky momenti për t`u treguar të pakujdesshëm ndaj sistemit imunitar.

268

Higjienizues për duart gjithmonë në çantë, shtëpia që mban erë të mirë, dyshemeja që shkëlqen nga larja me detergjente të çdo lloji. Fanatikët e higjienës janë të shumtë, megjithatë ky nuk është një zakon i virtytshëm sa mendohet.

Siç është përmendur edhe në një artikull të publikuar së fundmi tek revista britanike “New Scientist”, ekziston thënia ‘pastërti tepër e pastër”, që mund të ketë domethënie të ndryshme. Tani është e sigurt, “teoria e higjienës nuk është thjesht një hipotezë”. Sipas këtij studimi, të jetuarit në një ambient pa asnjë mikrob është i dëmshëm për sistemin imunitar, sidomos të fëmijëve, të cilët duhet të mësohen pastaj si të reagojnë ndaj stimujve të jashtëm.

198

Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e arteriosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Vjeshta vjen gjithnjë me lajme të mira, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet tona më të dashura. Një prej tyre është pa dyshim, shega. Me kokrrat e tyre të kuqe plot lëng, ato janë një pamje fantastike për syrin dhe zgjojnë dëshira për stomakun. Me shegën mund të bëjmë ç’të duam. Kokrrat mund t’i hamë direkt nga fruti, mund t’i bëjmë lëng, ose me to mund të përgatisim reçel.

Receta e reçelit të shegës

142
Boza është pije e ëmbël që prodhohet nga mielli i misrit dhe njihet ndër vendet e Ballkanit si një pije me vlera ushqyese. Boza shqiptare është më e verdhë dhe më e ëmbël se llojet e tjera të bozave që prodhohen në Ballkan e në vende të tjera.

Përbërësit:
• 500 g miell misri,
• 5 litra ujë të vakët,
• 20 g tharmë (maja) buke
• 500 g sheqer

Përgatitja:

Në një enë (tenxhere) matet mielli, i qitet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).
Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet here pas here, më së miri me garuzhdë.

Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet.

Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë.

Vlerat (dobitë) nga boza

Boza ka disa dobi për shëndetin, siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike, pasi përmban vitamina A, C, E dhe katër lloje B./albeu.com/

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...