Opinion

53

Nga Nada Dosti
Në sezon provimesh është kategorikisht e ndaluar të ftosh studente për kafe. Akoma pa e çuar fjalën deri në fund, të vjen përgjigjia rrufe: – “S’kam kohë! Kam provim!” Dhe me vete filloj e mendoj: “Ç’lidhje ka koha me provimin?!” Filloj t’i imagjinoj studentët që kanë provime si disa qenie androide që sillen në një rreth vicioz; çohen, ushqehen, lexojnë, pastaj prapë ushqehen, lexojnë, flenë, prapë lexojnë dhe pastaj lexojnë e lexojnë e vetëm lexojnë. Më kujtohet kur kisha plot provime në fakultet, në disa raste më shumë se një në ditë. E kush nuk ka pasur provime?! Por mbaj mend se të gjithë kishim kohë për të studiuar, pushuar, ndarë kohë me shoqërinë dhe çka na shërbente për të qetësuar mendjen nga provimet e shfrytëzonim në maksimum për t’ju rikthyer përsëri studimit. E vërtetë, asokohe mediat sociale nuk kanë qenë kaq të përhapura por shpërqëndrime ka patur plot.

40

Në shqip: Altin Shehu

Progresi në skenën e kinematografisë saudiane, edhe pse duket shumë modest, ka filluar në një farë mënyre të kristalizohet nëpërmjet përvojave modeste. Në realitet ajo reflekton orientimin konceptual, intelektual dhe kulturor të brezit të ri, pra të rinjve dhe të rejave saudite, të cilët kanë pritur gjatë reflektimin e ndërgjegjes shoqërore për të pranuar specifikat dhe avantazhet kulturore ekonomike që ofron industria kinematografike në shoqëri, ndaj të cilave shumë njerëz janë treguar të pavëmendshëm.

Nuk ka dyshim se sot në vendet tona ne po përjetojmë një fazë të ndritur të progresit kulturor ekonomik të pandarë drejt rrugëtimit, i cili fillon me transformimin kombëtar dhe vizionin progresiv e që nuk ndalet vetëm tek fitimet ekonomike, por gjithashtu përcjell zhvillimin botëror intelektual të mendimit njerëzor. Në lidhje me këtë, skenaristi, producenti dhe fituesi i çmimit “Oskar”, Stanli Coper, thotë: “Arti është mjet i ri­ formimit të realitetit përreth nesh dhe jo i krijimit të një realitetit të ri.”

64

Nga Merjem Allaisufi

Në ditët e sotme të qenit europian është kthyer në një tendencë, ndërsa për shqiptarët kjo tendencë duket më tepër si sfidë. Dita ditës shtohen vështirësitë e të qenit pjesë e një Europe të bashkuar. Shpesh shqiptarët ndiehen të privilegjuar, më bashkëkohorë dhe të europianizuar. Përveç kësaj, ideja e të qenit europian, u jep shqiptarëve shpresa për një të ardhme më të mirë duke synuar këtu dhe edukimin e brezave në vijim. Por a është kjo një sfidë apo mbetet thjeshtë një synim i paarritshëm?

Kjo mbetet për t’u parë edhe pse asgjë nuk është e paarritshme, sidomos kur flitet për shqiptarët, të cilët janë njohur për përpjekjet dhe vendosmërinë që kanë treguar ndër vite. Për ata mund të mos jetë e thjeshtë të jetojnë si europianë në një vend të vogël si Shqipëria, por nuk është aspak e vështirë të jetojnë si qytetarë të nderuar në çdo vend tjetër të botës.

55

Nga Orjola Sula

Jetojmë në një botë ku kryefjala e mbijetesës është konflikti. Sot më shumë se kurrë, ky fenomen është bërë pjesë e jetës njerëzore, aq sa ka degraduar në luftëra të përgjakshme që marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Konfliktet dita ditës po i degradojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kudo dhe në çdo kohë, kushdo mund të rrezikojë të përfshihet në një konflikt, i madh apo i vogël qoftë. Zgjidhja e këtyre konflikteve varet nga mënyra e perceptimit, niveli i tolerancës dhe mirëkuptimit të gjithësecilit.  Na pëlqen apo jo, konflikti është pjesë e pandashme e jetës, që në rastin më të keq mund të shkaktojë stres ndërsa në rastin më të mirë mund të shërbejë si zgjidhje e një situate të caktuar. Kjo e fundit shpjegohet me faktin se duke qenë se konflikti në vetvete tregon prezencën e pikëpamjeve të ndryshme, tek disa njerëz ai mund të jetë tejet produktiv pasi sjell sqarimin e situatave të papritura.

135

Nga Brunilda Basha

Ky hadith më kujtohet sa herë dëgjoj dikënd të ankohet së tepërmi. Të ankohet për çdo gjë, për vështirësitë që has gjatë jetës, sidomos mbi të metat e dikujt apo pakënaqësitë mbi një vend apo diçka të caktuar.

Gjatë kohës së studimeve në Fakultetin e Arkitekturës në Malajzi, isha e vetmja studente e huaj (jo malajziane) në brezin tim. Të huaj e tjerë ishin kryesisht më të rinj.
Shpeshherë kur një student i huaj vazhdonte studimet në fakultetin tonë, disa pedagogë do i sugjeronin të vinin të më takonin. Kështu do kisha mundësinë të ndaja me ta eksperiencat e mia, sesi ja dola me sukses ndonëse isha jo vendase, sesi njeriu nuk duhet të dorëzohet asnjëherë dhe se çdo gjë përfundon në mënyrën më të mirë me ndihmën e Zotit. Këshilla që më së shumti i jepja gjithsecilit ishte e njëjta këshillë të cilën ma kishte dhënë një profesor i imi në Shqipëri.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...