Vitrina e librit

28

Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin intrigues “Katrorë”. Katrorët e Hysës janë në fakt një libër me rubaiate, katërvargëshe, një gjini që i atribuohet kryesisht poetit pers Omar Hajam, që e bëri këtë gjini të njohur ndërkombëtarisht. Rubairat e Khajamit u sollën në shqip mjeshtërisht nga Fan Noli dhe janë të mirënjohura për publikun e gjerë, por kemi edhe një version tjetër të rubaijateve të Hajamit të përkthyera nga Hafiz Ali Korça. Rubairat e Nolit erdhën në shqip nga anglishtja, ndërsa të Hafiz Aliut nga gjuha origjinale, persishtja.

Ndërsa në rastin e Katrorëve të autorit Roald Hysa, kemi një përpjekje të parë autoriale në këtë lloj gjinie. Vetë autori e ka ndarë librin e tij në tri pjesë: ‘Ab initio’, ‘Ilham’ dhe ‘U…’. Tri terma nga latinishtja, arabishtja dhe shqipja janë emërtimet e këtyre tri pjesëve, ku secila prej tyre ka një kuptim të thellë e të gjerë.

215

Nga Redaksia

“KUSHTUAR NJË GRUAJE TË MREKULLUESHME, QË NJË BOTË NJERËZORE MUND TË MBAJË!”
Psikologia dhe autorja Anxhela Peza vjen me botimin e saj më të ri, “Zonja Tirana”. Ajo sjell të vjetrën në kohët moderne. Një libër plot ngjyra e kuriozitet që të orienton pas në kohë! Një libër ndryshe nga të tjerët! Një roman, i cili bazohet në një histori të vërtetë, ku ndërthuren vitet 1850 e në vazhdim.
Ky libër flet për një nga zonjat e fisshme me kapele, të cilat dhanë një kontribut të vyer për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Bëhet fjalë për mbesën e poetit të madh rilindas, Naim Frashërit; vajzën e Murad Toptanit, Qevsere Toptani Tirana, e cila i martua me djalin e vetëm të Haxhi Et’hem Bej Tirana (i riu).

123

Trashëgimia shpirtërore dhe kulturore islame në trevën e Kavajës është boshti i librit “Histori e Islamit në Kavajë” me autor Rifat Hoxha. Kjo monografi ishte një dëshirë e hershme e autorit, nisur nga tradita fetare e familjes, por njëherësh ishte dhe një shqetësim që trashëgimia historike dhe kulturore me sfond islam nuk trajtohet në programet shkollore parauniversitare në Shqipëri. Kështu që ky libër të mund të kontribuojë në plotësimin e këtij boshllëku të krijuar ndër vite dhe të shërbejë si referencë për shkollat e rrethit që të njohin edhe këtë aspekt të historisë së tyre.
Një nga pikat interesante të librit është ajo që trajton kontaktet e para të trevës së Kavajës me Islamin. Sipas autorit, këto kontakte datojnë afro dy shekuj para sundimit osman, nëpërmjet marrëdhënieve me Siçilinë dhe Andaluzinë muslimane. Burimet tregojnë se e gjithë pjesa bregdetare e Shqipërisë nga Ulqini e deri poshtë në Sarandë ka pasur kontakte të tilla, pasi ishin pjesë e pellgut të Mesdheut që rrihej nga anijet mbretërive përreth tij. Autori përmend rastin e familjes Spanjolli të vendosur në trevën e Kavajës.

331

Për herë të parë një libër informues mbi çrregullimin e përqëndrimit tek fëmijët

Libri me titull “A.D.H.D – Hiperaktiviteti” është një ndër botimet e para në Shqipëri, i cili trajton gjerësisht çështjen e hiperaktivitetit.

Autorja është Migena Kurushi, terapiste zhvillimi, e cila ka kryer studimet për pedagogji speciale dhe aktualisht ajo ka një zyrë terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ky libër ka si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin mbi hiperaktivitetin, i cili është një ndër çrregullimet që prek shëndetin mendor të fëmijëve që në moshat shkollore dhe që prindërit në të shumtën e rasteve e neglizhojnë.

279

“Dhe dashuria ka ngjyrën më të bukur

nga të gjitha ndjenjat jetuar,

është aroma e petales së lotit,

që rrëshqet nga zemra, dashurimbuluar…”

Vargjet flasin, apo shprehin më së miri kredon e saj për t’iu rikthyer me zjarrin e dashurisë më të madhe, jetës.
Motivet janë trajtuar edhe në librat e tjerë, por tani ajo vjen më e kompletuar, më e ndjeshme, madje dhe më kritike ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj vetë botës.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...