Intervista

64

Nga Armida Plumbi

Ulvi Fejzullahu është një ndër hoxhallarët e mirënjohur në Luginën e Preshevës. Shquhet për angazhimin e tij në thirrjen islame përmes mediave, qofshin ato të shkruara apo televizive po edhe përmes internetit. Aktualisht ai është imam në xhaminë qendrore në Bujanoc – jug të Serbisë dhe hutbet e tij përcillen nga një numër i madh njerëzish.

Ulvi Fejzullahu: “Shpresoj që në një të ardhme jo të largët, edhe në Kosovë dhe në Shqipëri të futet edukata fetare në shkollat publike, pasi kjo gjë e përmirëson shëndetin intelektual e moral të brezave.”

• Një biografi të shkurtër tuajën, kush është hoxhë Ulvi Fejzullahu?
Kam lindur në Preshevë dhe shkollën fillore e kam kryer në vitin 1988, pastaj në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë, në vitin 1992. Vijova studimet në Universitetin Islamik në Medinë dhe jam diplomuar në vitin 2001. Nga viti 2002, jam në detyrën e imamit në xhaminë e qytetit në Bujanoc.

187

Nga Armida Plumbi

Radije Hoxha (Dija) është gazetare, poete dhe noveliste, e lindur në Shkup para 57 vitesh.
Shkollën fillore dhe të mesme (të mjekësisë, dega infermiere) i kreu në Shkup. Studioi mjekësi në Universitetin e Prishtinës. Diplomoi për Mjekësi Tradicionale Kineze, dega Akupresurë dhe Tui-na masazh (“Belladona bimed”, në Shkup).
Për 25 vjet punon radiogazetare (në disa radio stacione; në Shkup, Teheran (Iran) dhe pas luftës në Prishtinë, gazetare (moderatore) në një program nate në Radio Televizionin e Kosovës – Radio Kosova.
Ka botuar librat:
1.“Zoti më do natën” 1995.
2. “Unë bëhem Ajo” (poezi), botuar në vitin 1997.
3.“Mosdija” roman, botuar në vitin 2000
4. “Gjeniu pleqnon çmendinë time” në vitin 2005.
5. “Ha” (urë mes Lindjes dhe Perëndimit): bejte, poezi bashkëkohore dhe vargje me metrikë japoneze (haiku, tanka…) në vitin 2016.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë dhe botuar në disa antologji, kurse librat (nga i pari te i fundit) janë shpërblyer me çmime letrare.
Pas luftës në Kosovë realizoi dhe një libër me zë – 2 CD me 8 tregime (të autorëve shqiptarë të Kosovës), dedikuar fëmijëve të verbër të shkollës “Xheladin Deda” në Pejë.

1010

Nga Armida Plumbi

Punimet handmade kanë filluar të preferohen shumë kohëve të fundit. Por përse po kthehen kaq shumë në trend?
Nuk besoj se ka një arsye të vetme specifike për këtë fakt. Kohët e fundit është vënë re ky përqëndrimi i vëmendjes në produktet e ashtuquajtura “handmade”. Njerëzit ndoshta janë të lodhur nga produktet industriale të prodhuar në masë. Nuk bëhet fjalë për produktet bazë të përditshmërisë, por për rastet kur vërtet kërkon një produkt të veçantë dhe ndryshe: për veten ose për njerëzit e tu të dashur. E megjithatë, termi “handmade” ka marrë ngjyrime të ndryshme me kalimin e kohës. Një pjesë kanë tendencën t’i mendojnë produktet e punuara me dorë, si produkte me cilësi të ulët dhe të papajtueshme për kërkesat e tyre, ndërkohë që një pjesë tjetër e shikon si një profesion të veçantë dhe unik. Pavarësisht faktit se çfarë përfshin ky nocion, ajo çfarë ka rëndësi të theksohet është “boom-i” që po shënon ky lloj profesioni dhe vlerësimi në rritje nga njerëzit për të gjithë punën mbi produktet e punuara në dorë.
Ndërkohë që artizanët në kushte të vështira vazhdojnë të punojnë me dashuri e pasion për të sjellë produktet e tyre unike, ajo çka duhet sjellë në vëmendje është se njerëzit të cilët kanë nisur aktivitetet e tyre për të sjellë produkte të veçanta në treg, duhen mbështetur dhe përkrahur për ecurinë në të ardhmen.
Dy prej tyre do t’i njohim në këtë numër të revistës “Familja”: Flora Kacmoli Allaisufi nga qyteti i Durrësit dhe Aurelda Dizdari nga qyteti i Shkodrës. Të dyja vijnë nga qytete me kultura dhe tradita shekullore, e ndoshta ky është një tregues se dashurinë për të bukurën e mbartin në genet e tyre.
Dy zonja të talentuara dhe aktive, prej disa vitesh kanë nisur të merren me punimet artizanale, por njëkohësisht janë dy nëna dhe familjare të përkushtuara. Falë kreativitetit dhe dizajnit mahnitës të punimeve të tyre, të cilat reklamojnë dhe i prezantojnë në rrjetet sociale, ato kanë filluar të kenë shumë kërkesa.
Në këtë intervistë do të njiheni gjerësisht me këto duararta, të cilat do të na zbulojnë pak nga sekretet se si i realizojnë punime kaq interesante dhe të bukura.

186

Nga Armida Plumbi

Me profesion ekonomiste, shkodrania e talentuar Ledina Bala, na rrëfen në këtë intervistë pasionin e saj për artin e fotografisë. E dashuruar dhe krenare për vendlindjen e saj Shkodrën, ajo nuk ka lënë cep të këtij qyteti pa e vendosur në objektivin e aparatit të saj fotografik.
Fotografinë e ka nisur para 10 vitesh dhe tashmë për të është një bërë një mënyrë jetese, i ka mundësuar ta jetojë të përditshmen më me entuziazëm dhe të jetojë afër me të bukurën.

Ledina Bala: “Zoti është i Bukur dhe e do të bukurën! Jam shumë e lumtur që, ndër të tjera, fotografia më ka shërbyer si një mjet i mirë për t’ju qasur “të bukurës” dhe më ka bërë të vëmendshme ndaj detajeve.”

454

Nga Armida Plumbi

Femrat besimtare me kontribut në shoqërinë shqiptare nuk mungojnë. Edhe pse jemi ende në valën e paragjykimeve që i adresohen shpesh herë femrës muslimane, këto të fundit po i shfaqin pjesës tjetër të shoqërisë, vlerat e tyre dhe kontribute në fusha të ndryshme të jetës. Ato po vërtetojnë dita -ditës se dinë të jenë në të njëjtën kohë bija të mira, nëna dhe bashkëshorte të mira, si dhe punonjëse serioze e të suksesshme, si në sektorin shtetëror, po ashtu edhe në sektorin privat.

Në këtë numër të revistës “Familja” do të njiheni me tri prej tyre, zonja të nderuara, që prej vitesh e kanë brendësuar në qenien e tyre besimin islam. Por kjo si ka penguar të shkollohen, të jenë aktive dhe të punojnë.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...