Pranë jush

53

Prej më shumë së tre vitesh në Tiranë zhvillohet aktiviteti vullnetar “Multi-Languages Cafe’. Një hapësirë për të gjithë ata që duan të praktikojnë falas gjuhë të huaja. Ideja nisi shumë thjeshtë, nga Andi Bregu i cili me eksperiencën e marrë nga Suedia në pjesëmarrjet e rregullta të takimeve të organizuara në bibliotekën Sol të Universitetit të Lundit me grupet ndërkombëtarë të studenteve, gjykoi për të sjellë këtë eksperiencë edhe në Tiranë si një format ndryshe edhe për studentët shqiptarë, por dhe rezidentë të shteteve të tjera që duan të kenë praktika në një apo disa gjuhe të huaja të ndryshme nga gjuha e nënës.

Fakultetet e huaja zhvillojnë mënyra alternative të mësimit të gjuhëve të huaja. Sot njerëzit nuk mësojnë vetëm në mënyrën tradicionale të të shkuarit në shkollë dhe aq! Teknologjia, kurset online, shikimi i videove ne youtube, shikimi i serialeve të huaja mundëson njohjen me gjuhë të ndryshme. Nevoja për praktikimin e gjuhëve të huaja gjeti hapsirë për t’u përmbushur në këtë aktivitet.

39

Në prill të vitit 2010-të, në qytetin e Kavajës, me iniciativën dhe mbështetjen e tri OJF-ve islame,  përkatësisht shoqatave “Visare” “Agu” dhe “AIITC”, u organizua një seminar me temë: “Daveti dhe bashkëpunimi, përgjegjësi morale dhe hyjnore”.

Në këtë takim morën pjesë një grup i madh hoxhallarësh nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera nga ligjëruesit në këtë seminar, u theksua rëndësia e frymës së bashkëpunimit, të konsultimit, bashkimit dhe të organizimit mes hoxhallarëve të Shqipërisë. Seminari u prit shumë mirë nga të pranishmit dhe u kërkua që kjo frymë të mos mbetet vetëm në organizime të tilla takimesh, por të vazhdojë edhe më tej.

40

Nga Psikologe Anjeza Dishnica, Drejtuese e Programit ABA

Shoqata “ALBANIA ABA” apo Shoqata Shqiptare e Analizës së Aplikuar të Sjelljes është krijuar me misionin për të përhapur, promovuar dhe aplikuar metodën e Analizës së Aplikuar të Sjelljes për promovimin e mirëqënies njerëzore dhe avancimin e kësaj metodë në Shqipëri. Themelimi i “ALBANIA ABA” ishte nevojë imediate në mënyrë që të ndihmojë në promovimin e praktikës profesionale të  kësaj metode në vendin tonë.

“Albania ABA” synon të rrisë ndërgjegjësimin shoqëror dhe të këshillojë apo lobojë pranë institucioneve vendimmarrëse (politike, legjislative dhe ekzekutive) për  institucionalizimin e edukimit dhe të trajnimit të profesionistëve në këtë metodë për aq sa lidhet me fushën e edukimit dhe të shëndetit mendor në Shqipëri.

Ajo promovon standardet profesionale në aplikimin e metodës së  Analizës së Aplikuar të Sjelljes (ABA) dhe promovon kërkimet shkencore në këtë metodë.

39

Nga Roald A.Hysa

Pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991 dhe vendosjen e demokracisë në vend, bashkësia myslimane shqiptare u gjend para zhvillimeve të reja brenda vendit. Shtimi i numri të gazetave fillimisht e më pas i radiove dhe kanaleve televizive sollën ndryshime të reja në atmosferën sociale e politike shqiptare. Më 1995 KMSH dhe bashkësia e myslimanëve të Shqipërisë u gjendën përpara një presioni mediatik nëpërmjet debateve kryesisht nëpër gazeta mbi rrezikun fondamentalist nga qarqe të ndryshme të interesuara për synime të tjera.

Ka pasur disa teza mbi të cilat është bërë presion mbi myslimanët në përgjithësi dhe shkurtimisht po i përmendim ato: rikthimi në besimin e të parëve me pretendimin se Evropa nuk i do myslimanët; ekzistenca e fondamentalizmit islamik; anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike.

59

Një nga aktivitetet më të mëdha të femrës myslimane në Ballkan, “Karvani i Femrës Myslimane”, pas një udhëtimi mbresëlënës në prill të 2013 në qytetin e Shkodrës, ndaloi më datë 17 maj 2014 në Bajram Curri, në qytetin e bujarisë dhe të mikëpritjes fisnike tropojane.

Dhjetëra dhe qindra intelektuale, gra dhe vajza nga qyteti i Tiranës, rrethi i Tropojës, i Hasit dhe rrethinave përreth u bënë pjesë e këtij karvani, i mbajtur në ambientet e Hotel “EuroBushi” në qendër të qytetit.

Ky eveniment kaq i rëndësishëm kulturor u realizua si fryt i bashkëpunimit me Myftininë e Tropojës dhe aktiviste të qytetit të Bajram Currit e të Krumës, ku përmendim znj. Blerina Hasanaj, znj. Enkeleda Hoxha dhe znj. Shpresa Kapica (Ukperaj).

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...