Udhëtim

85

Nga Irena Kanani
Një udhëtim me teleferik për panoramë të paharrueshme
Duhet të udhëtosh vetëm 26 km në lindje të Tiranës, për t’u gjendur në mes të bardhësisë së dëborës e cila është e preferuar jo vetëm nga të rinjtë aventurierë të sporteve dimërore, por edhe nga familjarë të cilët duan të kalojnë një ditë ndryshe nga rrëmuja e smogu i Tiranës. Mali i Dajtit, është quajtur me plot meritë “Ballkoni i Tiranës”, për argëtimet e shumta që të ofron në çdo stinë të vitit. Kënaqësisë së dëborës nuk mund t’i bëjë rezistencë askush, të rinjtë, fëmijët dhe gjyshërit.

126

ATSH.N.Lena / – Një ndër to është edhe Kulla e Ngujimit në Theth. Ndodhet nën këmbët e Bjeshkëve të Namuna dhe është tipike e kësaj zone dhe e një historie të pa përfunduar akoma.

Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe fare pranë kishës, rreth 100 m në perëndim të saj, ndodhet kulla e famshme e nguimit e Thethit.

Një kullë e gurtë që ka hyrë dhe ka mbetur në histori si një instrument i çuditshëm gjykimi dhe dënimi. Një kështjellë e gdhendur në gure katrore, me vrima të vogla që përfaqesonin dritare dhe themelet e veta i ka të ngulura në shkëmb.

Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbyllnin aty meshkujt mbi moshën 14 vjeç.
Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës.

119

Nada Dosti

Málaga është një vend turistik, i njohur ndryshe dhe si “kryeqendra e Costa del Sol (bregut të diellit)”. Popullsia përbehet nga një numër prej rreth gjysëm milion banorësh, shumica prej tyre të fesë katolike, më pas muslimanët prej të cilëve ka dhe vendas por dhe të ardhur.

Pas sundimit të arabëve musliman në Spanjë qyteti i njohur asokohe me emrin Mālaka (مالقة) u rrethua me mure, m’u pranë vendbanimeve të tregtarëve gjenovezë dhe çifutë. Në vitin 1026 ajo u bë kryeqendra e Taifa of Málaga, një mbretëri e pavarur muslimane.

Filozofi dhe poeti hebre Solomon Ibn Gabirol do të ishte i pari që do ta emëronte vendlindjen e tij me termin “Qytet parajse”.

54

E kam thënë dhe e rithem: të rivizitosh të njëjtat vende është shumë herë më kënaqësi se të vizitosh vende të reja. Ka gjithmonë diçka të re për të zbuluar, ndërsa kujtimet dhe nostalgjia e bëjnë këtë përjetim akoma më të veçantë.
Shkupin e kam vizituar me dhjetëra herë dhe gjithmonë e kam parë nga këndvështrime të ndryshme. Në disa raste me hartë në dorë, në disa të tjera me udhërrëfyes (qoftë shqiptarë apo maqedonas, për të kuptuar të dyja pikëpamjet) dhe në shumë raste, thjeshtë e kam lejuar veten të “humbas” rrugëve të qytetit.

43

Revista prestigjoze amerikane e modës, në një artikull të sajin e ka rënditur Ohrin si një ndër vendet që duhet të vizitohen në vitin 2017″>2017.

“Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit.

Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim.

Marketing

Vitrina e librit

28
Së fundmi vërehet një rikthim në traditat e hershme të vjershërimit dhe një nga këto botime është ai i autorit Roald Hysa me titullin...