“Zonja Tirana” rikthehet në penën e Anxhela Pezës

275

Nga Redaksia

“KUSHTUAR NJË GRUAJE TË MREKULLUESHME, QË NJË BOTË NJERËZORE MUND TË MBAJË!”
Psikologia dhe autorja Anxhela Peza vjen me botimin e saj më të ri, “Zonja Tirana”. Ajo sjell të vjetrën në kohët moderne. Një libër plot ngjyra e kuriozitet që të orienton pas në kohë! Një libër ndryshe nga të tjerët! Një roman, i cili bazohet në një histori të vërtetë, ku ndërthuren vitet 1850 e në vazhdim.
Ky libër flet për një nga zonjat e fisshme me kapele, të cilat dhanë një kontribut të vyer për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Bëhet fjalë për mbesën e poetit të madh rilindas, Naim Frashërit; vajzën e Murad Toptanit, Qevsere Toptani Tirana, e cila i martua me djalin e vetëm të Haxhi Et’hem Bej Tirana (i riu).
Ajo u lind në Kazë ll Toprakë më 1892 dhe jetoi në Tiranë duke dhënë kontribute për të hapur repartin e martenitetit për herë të parë, merrte fëmijët nga Veriu i Shqipërisë për t’i rritur në shtëpinë e saj, i shkollonte dhe më pas i linte të lirë me një sasi parash. Investoi sasi të mëdha parash në rindërtimin e xhamisë dhe të minares. Ndoqi të gjithë jetën politiko-sociale për të ndihmuar më të varfërit dhe investoi pasurinë në ndërtimin e kryeqytetit. Jeta që ajo bënte ishte krejtësisht perëndimore. Një zonjë e hekurt, ku as komunizmi nuk ia theu dot personalitetin e saj. Linte një përshtypje eleganteske dhe në sallonet e Europës. Ajo u shkollua në Romë, zotëronte 6 gjuhë të huaja. E vetmja motër mes 9 vëllezërve, e cila u edukua në vendet më të mira të botës dhe nga nëna e saj, Asije Frashëri.

qevswri2-770x433
Arsyeja e atdhetarizmit e solli në vendin e saj, ku në atë kohë kishte marrë hijen e rëndë të komunizmit. Por a bëri ajo zgjedhjen e duhur për këtë dhe cilat ishin pasojat e paimagjinueshme më pas? Pas një tragjedie të ndodhur në jetën e zonjës Tirana, gjithçka tjetër nuk është më si më parë.
Një libër biografik dhe dimensional nga aspekti letrar, kulturor e historik, thurur me shumë mjeshtëri nga autorja. Ky është libri i pestë që psikologia Anxhela Peza ka botuar. Autore e dy librave me poezi, bashkautore e librave psikologjik dhe së fundmi ky roman.
Për lexuesit e interesuar për damat me kapele plot kulturë që jetuan në Tiranë, ky libër padyshim është i duhuri për ta dhe duhet ta bëjnë pjesë të bibliotekës së tyre.

Murat_children.341205220_std

Revista Familja, shkurt 2018