Revista “Familja” – Tetor 2016

74

Lexues të nderuar,

Në numrin e ri të revistës “Familja”, do të gjeni një sërë materialesh interesante nga fusha të ndryshme, shkrime edukuese, sociale dhe informuese, ku ndër të tjera mund të lexoni:   

Editorial – Shkolla, pyllnaja e dijes

Shkolla! Simboli i shkrim-leximit. Vendi i dijes, kulturës dhe përparimit. Ajo i hap dyert dhe i pret me ngrohtësi dhe dashuri në gjirin e saj të gjithë. Nëpërmjet saj bëhet frymëmarrja e shëndoshë e gjithë shoqërisë.

Intervistë ekskluzive me katër poete – Në simbiozë me krijimtarinë letrare dhe besimin

Në këtë intervistë do të njiheni me katër poete: Marjeta Çurumi nga Kavaja, Dorina Behari nga Fieri, Besarta Shatri nga Istogu (Kosovë) dhe Arbërie Abdushi nga Dibra e Madhe (Maqedoni). Ato do të rrëfejnë jetën e tyre, pasionin për artin e të shkruarit dhe sfidat e të qenit muslimane në Shqipëri dhe trevat shqiptare.

Brenda familjes – 8 këshilla për fëmijë më të pavarur

Në vend që të evidentoni gabimet, thoni diçka të mirë fëmijës suaj. Pra, në vend që t’i thoni “I paske veshur mbrapsht këpucët”, thoni “Shumë mirë që i paske veshur vetë”. Do e zbulojë vetë që i ka veshur mbrapsht kur të ndiejë se e shtrëngojnë.

Shëndeti i familjes – Si e dëmtojnë shëndetin ëmbëltuesit artificialë

Qëllimi i sheqernave artificiale për të përshtatur shijen e sheqerit, pa transmetuar kalori pati qëllime të mira në vetvete. Për fat të keq, rreziqet shëndetësore të paparashikuara të lidhura me ëmbëltuesit artificiale tejkalojnë qëllimin për të reduktuar peshën.

Në fokus – Ftesë për ndërgjegjësim me fëmijët me Sindromën Down

Fëmijët me Sindromën Down, kanë qenë dhe do të jenë pjesë e pandashme e thesarit të ëmbël të quajtur “jetë”.  Ka nevojë për ndërgjegjësim, për thirrje që të largohemi nga paragjykimet e të kthehemi drejt përkujdesjes për këta fëmijë.

Udhëtim – 5 arsyet pse Shqipëria i mahnit vizitorët e huaj

Mediet më prestigjioze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë atraksionit turistik që ofron Shqipëria, duke e konsideruar si “perlën e Ballkanit”, “Greqia e ardhshme në turizëm”, “destinacion fantastik ku mund të gjesh gjithçka” etj.

Po ashtu mund të lexoni kuriozitete dhe informacione interesante nga teknologjia.

Lexim të këndshëm!

Aty ku familja është në qendër të vëmendjes!