Intervistë me poeten Arbëria Abdushi

184

Arbёria Abdushi është poete shqiptare nga Dibra e Madhe e Maqedonisë, autore e librit me poezi “Rrjetё shpirti”. Momentalisht është studente e vitit tё fundit nё degёn Gjuhё dhe Letёrsi Shqipe.

Thënia që e frymëzon: “Ai i cili merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.” (Muhamedi a.s.)

– Çdo të thotë të qenit poete për Arbërie Abdushin? Fillimisht, ju falënderoj qё më zgjodhёt të jem pjesë e kësaj interviste. Unë jam Arbёria Abdushi, shqiptare nga Maqedonia. Jam autore e njё libri tё titulluar “Rrjetё shpirti” dhe nofka poete i jep emrit tim, atё gjёnё e padukshme qё gjendet brenda çdo qenie. Tё jesh poete do të thotë tё thuash tё pathёnat e shpirtit, nё njё mёnyrё qё i shpalos gjitha sekretet e botёs shpirtёrore, por njёkohёsisht kjo shpalosje ёshtё aq e ndёrlikuar, saqё vetёm ata qё jetojnё me shpirtёroren arrijnё ta kuptojnё. Tё qenit poete, ёshtё tё mos qenit kurrё hipokrit!

– Kur keni filluar ta zbuloni këtë pasion të fshehtë?
E mbaj mend mirё, kur kam qenё nё shkollё fillore, mёsuesja e gjuhёs shqipe, na ngarkonte me detyra shtёpie tё caktuara dhe unё shkruaja me faqe tё tёra duke dhёnё mendimin tim, e nё fund, i bashkangjitja njё poezi sipas temёs nё fjalё. Ishte lumturi e madhe kur merrja duartrokitje gati nё çdo orё tё letёrsisё. Në atë kohë mësuesja mё pati thёnё: vazhdo tё shkruash! Ky ishte edhe fitili qё filloj tё ndizet pёr tё mos u shuar asnjёherё shpresoj!

– Çfarë ka ndikuar në formimin tuaj letrar? Po frymëzimin nga e merrni?

Pa qenё njё lexues i mirё, nuk bёhesh dot njё shkrimtar i mirё. Shprehje e qёlluar, bile tё jep tё kuptosh se çdo punё e ka fillimin nё tё mёsuar e lexuar. Librat janё shinat e para nё tё cilёn duhet tё kalon çdokush qё synon tё tёrheq pas vagonj tё shumtё. Ёshtё njёlloj sikur je udhёtare me tren, sheh natyrёn, malet, pyjet etj. Kёto tё gjitha tё frymёzojnё, por arteria kryesore ёshtё vet jeta. Dallgёt e saj tё japin frymёzim tё plotё, dhe në fakt edhe vet poezia e shkrimet nё pёrgjithёsi janё pёr jetёn dhe rrotullohen rreth saj.

– Sipas mendimit tuaj, si gërshetohet krijimtaria letrare me Islamin?

-Islami ёshtё paqe e brendshme, qё nuk mund ta shpjegosh me fjalё, edhe shkrimet janё diçka e brendshme, por qё kёto tё fundit, mund tё shprehen me fjalё. Kjo ёshtё koordinata qё takon njёrёn me tjetrёn. Islami nuk ёshtё vetёm predikim i njё personi tё caktuar, qё bart nё supe emrin teolog ose hoxhё siç i thotё populli, por ёshtё edhe mision i çdo indivi qё e quan veten musliman dhe kёtё predikim çdonjёri mund ta bёjё prej nё “minberin” e vet. Unё shkruaj poezi pёr moralin, dashurinё, familjen etj? A nuk thёrret Islami nё pёrsosjen e moralit, nё shtimin e dashurisё, nё lidhjet farefisnore?! Ja pra ku gёrshetohet Islami me krijimtarinё letrare.

14383286_10209549061981210_1412662764_n

– Cilat janё sfidat e tё qenit muslimane nё Maqedoni?

Kur e lexova kёtё pyetje, nёnqesha nё vete dhe e dini pse? Sepse m’u kujtuan gjithё ato pёrpёlitje nё dallgёt qё mi sjell realiteti i tanishёm nё kёtё vend ku jetoj. Mbase kёtu nё Dibёr, nuk pёrballem me aq shumё njerёz qё mё shikojnё me bishtin e syrit, sepse besoni edhe kjo ёshtё njё sfidё nё vete, bile sfidё mё e madhe se ajo kur tё shikojnё drejt nё sy, por kur jam nё Tetovё, atje ku kryej studimet, pёrballem me njё publik mё tё madh, qё shpesh mё thonё: Gjuhё shqipe? Ç’ne ti me gjuhёn shqipe?! Sikur ne, vajzat me shami, siç na quajnё, nuk shohim gjё tjetёr me sy veç fesё, gjuhёs arabe, turke etj. Njerёzit kёtu nuk arrijnё dot tё pёrtypin faktin se feja ёshtё diçka, e kombi diçka tjetёr, se Islami nuk ka tё bёjё vetёm me xhaminё, por ёshtё vet sistemi i jetёs. Gjithsesi, kemi ardhur pёr t’u sprovuar, e jeta pa sprova nuk do kishte kuptim dhe tё gjitha sfidat kapёrcehen nёse njeriu ka njё qёllim nё jetё,e nuk bёn jetё pa qёllim!

Mesazhi juaj pёr rininё shqiptare? Mesazhi i njё vajze tё re pёr tё rinjtё, patjetёr qё do jetё i njomё, por e di se ua di tekat mё shumё se njё i moshuar. Ne ёndёrrojmё, fantazojmё, fluturojmё nё kёto ёndёrrime, por kurrё nuk nisemi duke mbajtur kёmbёt nё tokё. Ky ёshtё gabimi i rinisё, kapin majat pa ditur se askush nuk ёshtё bёrё dikush, pa qenё askush! As fёmija nuk qёndroi nё kёmbёt e veta, pa u tёrhequr zvarrё. Ne duam punё pa djersё, arritje pa mund, kulm pa themel. Ndaj, pёr tё krijuar njё simfoni tё bukur nё jetё, duhet tё jesh ti dirigjenti qё udhёheq sfidat e jetёs, edhe kur tё tradhёton njё instrument, menjёherё duhet tё ndryshosh melodinё pa e ndёrprerё simfoninё. Thjesht, ji vetvetja dhe ndiq ёndrrat e vёrteta, duke shtuar si mёlmesё kryesore besimin nё Zot!

14348881_10209549051820956_1664968503_n

E ndieva sonte ndryshe këtë rrahje zemre,

më fort se kurdoherë në jetë,

fuqishëm si një bombë Hiroshime,

goditi dhe shkatërroi çdo imtësi intime!

E ndieva sonte më të çliruar këtë brendësi,

më të brishtë se sa kanë parë ndonjëherë ata sy,

të çliruar nga luftra të kahmoçme ia lëshove bojën

me hile e more zemrën, si grekët Trojën!

E kapërceva edhe këtë frymë pabesie,

në këtë territor të vogël të qenësisë sime!

Flamurin e bardhë kemi ngritur të dy,

i jemi dorëzuar më të bukurës: dashuri! ( Arbëria Abdushi)

10431533_10204300104555782_3448270845627085689_n

Revista “Familja”, tetor 2016