3 receta smoothie për të luftuar virozat e stinës së pranvërs

153

Mot i shkëlqyer, shira pranverorë, rikthimi i këngës së zogjve, çeljet e para të gonxheve, lepujt e Pashkëve dhe vezët shumëngjyrëshe. Kanë të gjitha një domethënie, një tjetër “të ftohtë”. Edhe pse shumë njerëz i lidhin sëmundjet virale me muajt e dimrit, statistikat tregojnë se përqindja e infektimit nga i ftohti i zakonshëm vazhdon të mbetet e lartë deri në prill. Mesatarisht, fëmijët ftohen 6-8 herë për stinë dhe të rriturit, 2-4 herë. Ndonëse jemi në pranverë, nuk është ky momenti për t`u treguar të pakujdesshëm ndaj sistemit imunitar.
Nëse në vend të shamisë dhe shurupit të kollës preferoni frutat dhe perimet, ka disa gjëra që duhet t`i dini mbi efektin çlirues që smoothies kanë ndaj të ftohtit pranveror. Ato janë të dobishme, sepse kanë vitaminë C, e cila mungon në dietat me bazë mishi. Të gjithë e dinë se vitaminat nuk mund të merren nga bifteku! Nëse doni të luftoni ftohjen, duhet të shtoni jeshillëqet në dietën tuaj. Frutat më të pasura me vitaminë C janë limoni, qitroja, portokalli, ananasi, kivi, luleshtrydhja dhe pjepri. Kurse nga perimet do të veçonim lulelakrën, brokolin, lakrën jeshile, rrepat, specat dhe domatet.

Smoothie që lufton rrufën
PËRBËRËSIT:
1 gotë papaja (e freskët ose e thatë)
Një dorë rrepa
1/2 pjepri pa fara dhe i qëruar ujë sipas dëshirës

Smoothie që lufton ftohjen
PËRBËRËSIT:
1 banane
1 gotë boronicë (të freskëta ose të ngrira)
2 – 3 gjethe lakër jeshile me kërcell
1/2 gotë perimesh (gjethe brokoli, lulelakër ose lakër) ujë sipas dëshirës

Smoothie që lufton gripin
PËRBËRËSIT:
2 portokaj të qëruar
1/2 qitro të qëruar
1 banane e qëruar
2.5 cm rrënjë xhenxhefili
1/2 gote majdanoz
1 gotë nga gjethja e preferuar e perimes suaj
1/2 speci i qëruar ujë sipas dëshirës

living.al