Kalendari i Ramazanit 2015 – “Agjëro! Ushqeje shpirtin!”

56

“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” (Sure Bekare, 183).

Muaji i Ramazanit është muaji i begative, i mëshirës dhe faljes. Ai është muaji i lutjeve dhe në ditët e tij ndihmohen nevojtarët. Sikurse është muaji i dhuntive, i dhuratave dhe i faljes së teravive. Ramazani është muaji i dhikrit (përmendjes së Allahut) dhe tesbihut (madhërimit të Tij). Ai dallohet nga muajt e tjerë të vitit me veçoritë dhe mirësitë e tij, andaj muslimanët e presin me gëzim dhe lumturi dhe e përjetojnë Ramazanin me adhurim të flakët ndaj Allahut të Lartmadhëruar.

Shoqata Kulturore “Gruaja” boton për të tretin vit radhazi broshurën “Agjëro! Ushqeje shpirtin!” –Kalendari i Ramazanit 2015/1436 H.

Ky botim erdhi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit me një përmbajtje të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë besimtarët musliman shqipfolës kudo që ndodhen.

Në faqet e saj do të mund të njiheni me njohuri bazë mbi agjërimin, ajete, hadithe e këshilla të vyera, të gjitha të lidhura me muajin e Madhëruar të Ramazanit.

Broshura përmban rregulla të agjërimit, çfarë e prish dhe nuk e prish atë, si dhe hadithe mbi festimin e Bajramit.

Ky botim erdhi për të gjithë besimtarët që agjërojnë Ramazanin, përgjatë ditëve të nxehta të muajit qershor dhe korrik.

Gjithashtu ata kanë patur mundësinë që çdo ditë të jenw në dijeni të orareve të hapjes dhe mbylljes së ditës së agjërimit.

Përzgjodhi materialet: Armida Plumbi

Redaktor fetar: Ilir Curri

Design & layout: Armida Plumbi

Boton: Shoqata Kulturore “Gruaja”

Shtypi: Shtypshkronja “MILENIUMI I RI”