Nga Kujtim Qaili
Një fëmijë i vogël,
Me libër në dorë,
Kishte marrë rrugën,
E shkonte në shkollë.
Përveç shkollës,
Drejt së cilës marshonte i gëzuar,
Ai shkonte edhe në xhami,
Kuran për të mësuar.
Në fillim të mësimit,
Kishte vështirësi,
Por pas mësimit të shkronjave,
Ndjeu shumë kënaqësi.
Gëzimi i atij fëmije,
Nuk kishte të mbaruar,
I lumi ai o vëllezër,
Kuran di për të lexuar.
E tërë familja e tij,
Ishin tepër të gëzuar,
Kur vogëlushi hatmen,
Kishte përfunduar.
Foleza jeshile, nr .23