-
Shumë njerëz mendojnë se nuk do ta kenë të vështirë nisjen e agjërimit në muajin e Ramazanit,por planifikimi do ta bënte këtë edhe më të lehtë.Pasi që muaji i Ramazanit është afër, më poshtë janë disa këshilla se si ta bëni gati trupin tuaj përtë qëndruar i fortë gjatë ditëve të muajit të bekuar.Konsumimi i ushqimitNiseni me racione mesatare. Mos e teproni dhe mos hani shumë pasi Ramazani po afrohet. Kjovetëm do ta rrisë oreksin tuaj dhe do ta bëjë më të vështirë agjërimin.Mëngjeset e hershmeGjatë Ramazanit, njerëzit zgjohen herët për Syfyr, pas të cilit nuk duhet të hanë për disa orë.Është e rëndësishme të mos shmanget mëngjesi i hershëm këto ditë. Nëse nisni në këtë mënyrënga tani do ta bëni më të lehtë qëndrimin pa ushqim, sidomos nëse jeni person që e pëlqenimëngjesin.Mos hani mes racioneveMësojeni trupin me tri racione – mëngjes, drekë dhe darkë. Shmangni ushqimet në mes tyre.Gjatë Ramazanit duhet të mësoheni me vetëm dy racione, Syfyri dhe Iftari, transmeton koha.net.Kjo është mënyra më e lehtë sepse kur të nisni agjërimin iu duhet të shmangni vetëm një racion.Reduktojeni pirjen e kafesëNëse jeni fans i kafesë dhe nuk mund të duroni dhimbjen e kokës gjatë ditëve të para tëagjërimit, duhet të reduktoni kafeinën dalë nga dalë, duke nisur sa më herët.Shmangni pirjen e duhanitKonsumuesit e duhanit që nisin Ramazanin pa përgatitje fitojnë simptoma të rënda në ditët e paratë agjërimit. Nervozizmi, stresi, mos-përqëndrimi dhe shqetësime tjera i shoqërojnë këta personagjatë gjithë kohës që nuk kanë të drejtë të pinë cigare. Për të shmangur këtë duhet të minimizonipirjen e cigares. Ramazani është mundësi e mirë për të larguar përgjithmonë pirjen e duhanit.ProvaAsgjë tjetër përpos praktikës nuk mund t’ju ndihmojë më shumë për Ramazan. Provoni disa ditëagjërim para Ramazanit për të mësuar trupin tuaj.Rregullojeni gjuminNëse zakonisht flini vonë dhe zgjoheni vonë, nisni rregullimin e gjumit që nga tani. Nëse jeniperson që flini herët, provoni gjumë të shkurtër pasdite dhe flini pak më vonë gjatë mbrëmjes.Cilëndo veti që ta keni nisni ta përmirësoni për të pasur më lehtë zgjimin për Syfyr.
Furnizohuni me ushqime
Planifikoni racionet për Ramazan. Gjatë ditëve të para do ta keni më të vështirë përshtatjen.
Përgatitni menynë për Iftar dhe Syfyr për shtatë ditët e para, pasi që jeni plot energji akoma.
Konsultë me mjekun
Nëse keni shqetësim për gatishmërinë tuaj për agjërim, për shkak të presionit të lartë të gjakut
ose diabetit mirë bëni që të konsultoheni me mjekun. Ai do të tregojë nëse jeni në gjendje të
agjëroni apo jo.
Revista Familja, qershor 2016