Ramazan!

40

Ramazani është një projekt fizik e shpirtëror i Krijuesit! Ky muaj është një shkencë më vete, që prek materien fizike dhe atë shpirtërore!

Në këtë muaj hapen dyert që pastrojnë qenien fizike e shpirtërore të njeriut.

Në aspektin fizik-trupor:

  • Pastrohet e gjithë materia fizike materiale përmes ngrënies së reduktuar në procesin e agjërimin.
  • Hapen dimensionet e shëndetit.
  • Rigjenerohen eshtrat, venat, kapilarët e gjakut.
  • Rikthehet forca fizike.

 

Në aspektin shpirtëror:

  • Ripërtërihet funksioni i trurit.
  • Furnizohet shpirti me dritën hyjnore-Nur.
  • Hapen dimensionet e rriskut.
  • Mbyllen dyert e sprovave.

 

E gjitha kjo në traditën hynore, disiplinën, kornizat e meditimit, përçimin e energjisë pozitive, humane, pendimit, durimit, lutjeve dhe recitimit të vargjeve hynore të Kur’anit famëlartë.

Ky është pra muaji i Ramazanit, i cili prek dimensionet e Qiejve që ndërlidhen me krijesat e Tokës dhe atyre të Qiejeve që monitorojnë e vizitojnë Tokën.

Ky është pra muaji i mëshires dhe muaji i furnizimit! Krijesa njeri në këtë muaj i ka të hapura dyert e shumfishimit të rriskut, të shërimit fizik dhe shpirtëror dhe poashtu ka mundësit t’i mbyllë dyert e sprovave me mëshirën e Krijuesit.

Paqja e mëshira e Krijuesit qoftë për të gjithë njerëzimin në këtë kohë të sprovave e sfidave të rënda.

Ju qoftë Agjërimi i pranuar!

 

Shkumbim Muriqi