Ngrohtësia e veçantë e zemrës

60

Feja islame qё nё zbritjen e saj, i ka kushtuar njё rёndёsi  tё madhe festave. Sё pari,  sepse nё tё vёrtetё ato kanё ekzistuar nё bashkёsitё e hershme dhe sё dyti, ato kanё qenё dhe janё të dёshirushme pёr çdo popull, deri nё ditёt tona. Njerёzit gёzojnё nё kёto festa dhe pushojnё prej lodhjes sё punёve. Pёr çdo popull, festat janё tё lidhura me fenё, traditёn dhe po ashtu me ngjarje historike tё rёndёsishme tё cilat kanё lёnё gjurmё nё jetёn e tyre.

Nё traditёn Islame nuk ёshtё parё  me indiferentizёm festimi i ditёve tё veçanta, por i ёshtё dhёnё njё rёndёsi  mjaft e madhe festave (duke iu larguar argёtimeve tё kohёs sё injorancёs dhe mosbesimit) dhe kёto festa lidhen me 2 nga adhurimet mё tё mёdha dhe mё tё rёndёsishme nё Islam, ato janё Fitёr Bajrami, i cili kremtohet pasi myslimanёt kanё mbaruar detyrimin nё adhurimin e Allahut, me agjёrimin nё muajin e Ramazanit dhe Kurban Bajrami, nё tё cilin besimtarёt kanё pёrkryer  njё prej shtyllave mё tё mёdha tё adhurimit, qё ёshtё Haxhi. Dhe pikёrisht kur ata ndodhen nё vendin mё tё pastёr dhe mё tё shenjtё tё tokёs, nё Arafat.

Po si zbriti urdhёri pёr kёto dy festa?

Në vitin e dytё hixhër, Allahu i madhёruar pёrcaktoi agjërimin e Ramazanit. Nё tё njёjtёn kohё zbriti dhe dispozita  pёr zekatul-Fitrin, i cili rregullon dhe normat elementare pёr format e tjera tё zekateve. Dispozita pёr Fitrat, ka ardhur si lehtёsim i vёshtirёsive dhe problemeve tё shumta tё natyrёs materiale qё e patёn goditur njё numёr tё madh tё muhaxhirёve nё atё kohё. Ata me tё vёrtetё qё konsideroheshin varfanjakё sepse ndodheshin nё njё situatё qё nuk mund tё siguronin dot as  jetesёn e tyre.

Befasia mё e bukur dhe ngjarja mё e urtё, ёshte ardhja e Bajramit tё parё duke qenё si myslimanё. Ky ishte bajrami i Ramazanit, i muajit Sheual i vitit tё dytё hixhёr, menjёherё pas fitores sё vёrtetё dhe tё madhe nё Bedёr. Nuk kishte ekzistuar pёr ta mё parё, festё mё e madhe se ky bajram, i cili ёshtё shpalluar me dispozitёn e Allahut qё tё kurorёzojnё sё bashku suksesin (e agjёrimit) dhe fitoren (e luftёs sё Bedrit).

Madhёshtore ka qenё dhe falja e atij Bajrami, pёr tё cilin janё mbushur hapёsirat qiellore dhe tokёsore me tekbire (madhёrime) Allahu ekber, teuhide (njёsimё) ebadun ebad  dhe tahmide (falënderime) Elhamdulilah. Tё gjitha zemrat e adhuronin Allahun, e dёshironin mёshirёn dhe kёnaqёsinё e Tij, pasi Ai i ngriti myslimanёt shpirtёrisht dhe i forcoi materialisht. Me ndihmёn e Tij korrёn fitore dhe Allahu e dёshmon kёtё nё librin e shenjtё (Enfal 26)

Gjatё natёs sё festёs, e cila hyn me shikimin e hёnёs së re, besimtarёt e madhёrojnё Allahun duke thёnё: Allahu Ekber, Allahu ekber…., La ilahe il Allah, Allahu Ekber ue lil-lahil hamd.

I bëjnë dua Zotit tё tyre, i kёrkojnё falje dhe i  japin lёmoshё tё varfërve. Këto tekbire vazhdojnё deri kur shkojnё nё vendin e faljes sё namazit tё Bajramit, deri kur imami hypën nё mimber pёr tё mbajtur hytben. Argument pёr kёtё ёshtё fjala e tё lartёsuarit nё Kuranin e Tij Famëlartё. Qё tё plotёsoni numrin, tё madhёroni Allahun pёr atё se ju udhёzoi dhe qё tё falenderoni.” Prej traditёs profetike ёshtё shfaqja e gёzimit, kёnaqёsisё, bёrja dua pёr mirё dhe respektimi i ditëve tё festёs. Shokёt e Profetit kur takoheshin ditёn e festёs, i thonin njёri-tjetrit: E pranoftё Allahu prej nesh dhe prej jush (tekabel Allahu minne ue minkum). E ka bёrё Allahu festёn e Fitёr Bajramit, njё mundёsi pёr shfaqjen e kёnaqёsisё dhe ndjenjёn e falënderimit ndaj Allahut, pёr mirёsitё e plotёsimit tё agjёrimit tё Ramazanit. Ashtu si Allahu ka lidhur agjёrimin me Fitër Bajramin, ka lidhur dhe Haxhin me Kurban Bajramin. Në agjёrim njeriu ndjen uri, etje, e frenon veten nga gjёrat e ndaluara dhe kur ai ka arritur tё realizojё pёrsosjen e kёtij adhurimi, kёnaqet nё ditёn e festёs me plotësimin e kёsaj shtylle madhёshtore qё ёshtё prej shtyllave tё Islamit, duke pёrgatitur ushqime tё mira, lojёra, kёngё, argёtimeve pёr fёmijёt etj.. Prej shfaqjes sё falënderimit nё kёtё ditё ёshtё dhe dhёnia e sadakase sё Fitrit, deri para faljes sё namazit tё Bajramit.

Kurse nё Bajramin e Kurbanit ёshtё shoqёrimi qё u bёhet haxhilerёve nё gёzimin e tyre, nё mirёsinё e Allahut qё i ka kapluar, sepse ata i janё pёrgjigjur ftesёs sё Zotit pёr tё vizituar shtёpinё e Tij (Qaben nё Mekën e Bekuar)  kanё lёnё njerёzit e tyre, shtёpitё e tyre dhe kanё shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj festat nё Islam, nё tёrёsinë e tyre janё ditё gёzimi dhe kёnaqёsie, ndaj duhet qё gёzimi i ditёve tё Bajramit t`i pёrfshijё tё gjithё, tё pasur, tё varfёr, tё mёdhenj e tё vegjёl. Dhe kёshtu festat bёhen shkak pёr tё afruar myslimanёt drejt Allahut, njё shans i mirë pёr tё forcuar lidhjet midis njerёzve. Dhe pikёrisht nё festa shfaqet dhe ndihma e pёrkujdesi ndaj njёri-tjetrit nё mёnyrёn mё tё plotё, me urime dhe vizita, zbukurohen dhe veshin rrobat e reja dhe mё tё mira qё ata kanё, ushqehen nga tё mirat qё i ka furnizuar Allahu xh.sh.  Kёshtu lidhen njerёzit me Zotin e tyre, nёpёrmjet rrugёs sё adhurimit dhe rrugёs sё dashurisë dhe vёllazёrisё.

Çfarё pёlqehet tё bёhet nё kёto ditё:

Marrja e gusulit, parfumosja dhe veshja me rrobat mё tё mira. Ёshtё e pëlqyeshme, para se tё dalim pёr tё falur namazin e Bajramit të Ramazanit, tё hamё diçka (mundet hurma nё numёr tek 3,5,7..) ndёrsa kur dalim pёr faljen e namazit tё Kurban Bajramit, ai qё ka pёr tё therur kurban tё presё deri nё therjen e tij, dhe tё hajё nga tё brendshmet e kurbanit tё vet)

Tё gjithё besimtarёt duhet tё dalin nё vendfalje burra, gra e fёmijё, në mënyrë qё ta ndjejnё madhёshtinё dhe gёzimin e kёsaj dite tё gjithё, ndaj ёshtё e pёlqyer qё namazi i bajramit tё falet nё vend tё hapur qё nё tё tё ketë prezent sa mё shumё njerёz.

Falja e namazit tё Bajramit kryhet pas lindjes sё diellit. Nё Bajramin e Ramazanit, namazi ёshtё i preferuar tё vonohet deri para faljes sё namazit tё drekёs, pёr arsye se ai qё s`ka pasur mundёsi  tё japё fitrat e tij pёr tё varfrit, le ta bёjё atё ditё para faljes sё namazit. Ndёrsa namazi i Kurban Bajramit shpejtohet sapo të lindё dielli, qё njerёzit tё shpejtojnё me therjen e kurbaneve dhe të ushqehen nga ajo çfarё kanё therur.

E pёlqyeshme ёshtё qё të mos kthehesh nё shtёpi nga e njёjta rrugё qё ke shkuar nё vendin e faljes, por tё kthehesh nga një rrugё tjetёr, nё mёnyrё qё tё takosh dhe pёrshёndesësh njerёz tё cilёt s`ke mundur t`i takosh e t`i urosh nё vendin e faljes.

Namazi i Bajramit nuk ka as ezan as ikamet por vetёm dy rekate. Ligjёrata e Bajramit ёshtё pjesё e kёtij eventi, kёshtuqё duhet tё degjohet ligjёruesi me kujdes, pёr tё pёrfituar sa mё shumё nga shenjtёria e kёsaj feste. Tekbirёt në Bajramin e Fitrit mbarojnё me fillimin e namazit tё Bajramit dhe ligjёratёs, kurse nё Kurban Bajram fillojnë nga Dita e Arafatit deri në ikindinë e ditёs sё trembёdhjetё tё muajit Dhil-Hixhe. Tekbirёt nuk kanë kohё tё caktuar por thuhen natёn dhe ditёn.

Zoti ynё, bёhu i kёnaqur me ne dhe me veprat tona. Bёji adhurimet tona tё sinqerta dhe tё pranuara, ngase ky ёshtё synimi ynё i vetёm… arritja e kёnaqёsisё Tёnde. Amin

Korrik-gusht, 2014