A i ke këta 5 margaritarë?

51
  1. Istigfarin (kërkimfaljen).

Sa herë brenda ditës kërkon falje tek Allahu?! 10 herë? 20 herë? Më shumë? Më pak?

Shumë prej nesh nuk i dinë mirësitë dhe frytet e istigfarit. Le t’i mbushim orët e jetës sonë me istigfare.

Është e lehtë për gjuhën të thuash “Estagfirullah”, por ka shpërblim të madh.

  1. Koha e mëngjesit

Këtë kohë shumë njerëz nuk e njohin. Pak gjejmë nga ata që përpiqen të qëndrojnë zgjuar pas namazit, për të bërë dhikrin e mëngjesit dhe për të falur dy rekate të namazit duha pas lindjes së diellit.

  1. Leximi i Kuranit

Ky është libri në të cilin gjendet e gjithë krenaria jonë, libri të cilin nëse e lexojmë, na dhuron shefaatin (ndërmjetësimin) Ditën e Gjykimit.

Të ndajmë një kohë brenda ditës për të lexuar Kuran, qoftë edhe një 10 minutësh!

  1. Dy rekate në mes të natës

Edhe pse shumë njerëz mund ta bëjnë këtë dhe për këtë nuk iu merr më shumë se 5 minuta nga koha juaj. Ne mund të qëndrojmë para televizionit me orë të tëra, sidomos natën.

O musliman, ndaj nga kjo kohë vetëm 5 minuta dhe falë dy rekate namaz për Allahun e s’ka dyshim se ato të afrojnë më afër Tij!

  1. Sadakaja (lëmosha)

Mos e nënvlerëso qofshin ato edhe 10 qindarka, por që ato i jep çdo ditë për të varfërit.

Lëmosha fshehurazi shuan hidhërimin e Allahut!

Mos i humbisni këta margaritarë!

 

Rev. Familja, mars 2015