Dashuri, përqafim dhe respekt në familje

66

Fëmijët nuk janë lexues të mendjes, por ata janë të aftë për të lexuar e kuptuar gjuhën e trupit tonë!

Kur ne dëgjojmë për tragjeditë në botë, të tilla si cunami i tmerrshëm, ose në lidhje me njerëzit dhe fëmijët e lënduar në vendet në luftë në mbarë botën, për miliona fëmijë të cilët vuajnë nga uria, ose vdesin nga SIDA, ne kuptojmë se secili prej nesh duhet të jetë  shumë, shumë mirënjohës ndaj Krijuesit tonë për gjithçka që ne kemi, dhe me të cilat kemi  qenë të bekuar dhe kurrë, kurrë të mos harrojmë të gjithë ata që janë duke vuajtur, në lutjet tona.

Bërja e  duave dhe duke kujtuar të gjitha vuajtjet duhet të jetë një dukuri e rregullt në familjet tona, dhe me familjet tona. Fëmijët në perëndim, me të gjitha gjërat në dispozicion në jetën e tyre  janë krejtësisht të pavëmendshëm ndaj vuajtjeve në botë, nuk i bën përshtypje se ata kanë  gjithçka dhe ka shumë të tjerë që nuk kanë asgjë. Me të njëjtën logjikë, ne kemi nevojë që të  kujtojmë shpesh, si të mos i marrim gjërat, veçanërisht familjet tona si të garantuara, pra që do ti kemi përgjithmonë e nuk do të sprovohemi, siç ne bëjmë shumë shpesh.

Fëmijët tanë na duan që ne të jemi atje për ta, jo vetëm ti  sigurojmë ushqim, para, ose të paguajmë kompensimin e tyre, por të jemi shkëmbi i tyre në këtë botë të lëkundshme  dhe të pasigurt në të cilën ata jetojnë. Më e rëndësishmja, ne duhet ti  tregojmë atyre me  fjalë dhe veprime, që i  duam ata  në çdo rast e çast të mundshëm.

Një veprim i vetëm mund të tregojë dhe do të thotë, shumë

Ne të gjithë kemi kujtime të paharruara, të prindërve tanë që i mbajmë mend shumë mirë  tani në moshë të rritur. Ne e mbajmë mend shumë mirë  atë që ata vepruan, çfarë thoshin ata, se si ata vepronin, madje edhe se si ata i thoshin gjërat dhe ne gjithashtu shumë mirë kujtojmë çfarë ata bënin apo thonin . Ndonjëherë qoftë vetëm një veprim i vetëm në një moment të caktuar mund të thotë gjithçka, dhe kjo gjë do të thotë shumë për një fëmijë, dhe sidomos për një adoleshent. Adoleshentët dhe dhjetëvjeçarët i kushtojnë shumë vëmendje  asaj se çfarë ne prindërit e tyre mendojmë. Kështu, ndërsa në dukje  mund të veprojnë sikur atyre nuk  ju bën asnjë përshtypje, nuk ka asnjë dyshim se ata kujdesen pafundësisht.

Disa fëmijë, në qoftë se nuk marrin vëmendjen e duhur pozitive, kundërveprojnë me sjellje të  padëshirueshme për të tërhequr vëmendjen në çdo mënyrë të mundshme, edhe me një sjellje negative. Gjithçka është gjithmonë më mirë se asgjë, ose nuk mjafton. Gjeni  kohë, ju nuk mund ta bëni këtë  më vonë dhe t’i  mbërtheheni në dramat tuaja, ne shpesh harrojmë se jeta jonë këtu është  vetëm përkohësisht.

Në çdo kohë, Allahu i Plotfuqishëm na mbron nga e keqja, për shembull, nga një aksident me makinë, nga një vjedhje, nga të shtënat pa dallim ose nga  përballja  kundrejt një  krimit të kryer kundër çdo personi në familjen tonë. Njerëzit shpesh u shpëtojnë  aksidenteve që ndodhin çdo ditë në shtëpi dhe pastaj kemi edhe sëmundjen, e cila mund të godasë çdo njërin prej nesh. Të gjitha rrethanat janë përtej kontrollit tonë dhe janë reale.

Për shkak se ne jetojmë me pasiguri të tillë, dhe për shkak se ne duhet të kuptojmë dhe të bëjmë që fëmijët tanë të kuptojnë se ata nuk janë të padukshme, ne duhet të gjejmë kohë për të shpenzuar me familjen tonë dhe t’i tregojmë atyre se ne i duam ata, jo nesër, por sot , tani, në këtë moment, sepse ndoshta  nuk do mund ta kemi këtë kohë më vonë.

Ne të gjithë e kemi zakon që t’i largohemi gjërave, publikisht dhe privatisht. Është më e lehtë ndoshta për ne, jeta kërkon angazhim, dhe nuk ka kohë të mjaftueshme në një ditë. Megjithatë, ne duhet ta mbajmë parasysh që kurrë të mos e shtyjmë  për më vonë dashurinë tonë. Ne nuk duhet që t’ ja lejojmë vetes që të mos gjejmë kohë, për fenë tonë apo familjen tonë. Koha e shpenzuar në këto dy aspekte vitale të jetës sonë, është koha më e vlefshme që mund të shpenzohet ndonjëherë shumë mirë.

Filloni me një përqafim

E di se disa prej jush nuk janë rritur  në një shtëpi ku është treguar dashuri dhe mendimi i dashurisë, veprimi në vetvete, mund të jetë i vështirë dhe pak i çuditshëm. Por edhe në qoftë se ju nuk e keni marrë atë ndjenjë dashurie kur ishit një fëmijë, e dini se fëmijët tuaj kanë nevojë për t’i shfaqur dashurinë tuaj. Përqafimi është në tërësi shumë më i  lehtë se sa ju e mendoni, dhe

sapo t’ju bëhet shprehi që ta bëni  atë disa herë në ditë, përqafimi  do të bëhet i natyrshëm dhe një ngushëllim për ju dhe fëmijët tuaj.

Rehati dhe qetësi nga një përqafim!

Unë lutem sot për ju se nëse nuk i keni dhënë ndonjëherë ndonjë përqafim fëmijës suaj, filloni sot duke i dhënë një përqafim çdo ditë dhe tregojuni atyre që ju i  doni dhe që kujdeseni për ta. Kjo gjë është si një ngushëllim për fëmijën, apo  gruan ose mikun  e ngushtë, që ta mbash afër dhe në krahët e dashur të tu.

Për këdo që mund të jetë skeptik në lidhje me këtë, ai duhet ta pyesë veten pse kjo gjë i duket e frikshme. Profeti Muhamed,(a.s) ,  ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm ndaj fëmijëve të tij dhe ai, salallahu alejhi ue selem, është shembulli ynë më i mirë dhe model siç është paraqitur në hadithin e mëposhtëm:

Ebu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Profeti i Allahut,(a.s) , e puthi Aliun birin e Hasanit ndërsa Aqra biri i Haabisit i ishte ulur afër. Aqra tha:’ Unë kam dhjetë fëmijë dhe kurrë nuk kam puthur ndonjërin prej tyre. ” Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e shikoi atë dhe i tha, “Ata që nuk tregojnë mëshirë nuk do i ofrohet  ndonjë  mëshirë” ‘[El-Buhari dhe Muslimi]

Pasi ta vrisni mendjen  gjatë për një kohë, pra pasi meditoni , pastaj pyeteni veten: Çfarë humbisni nëse i jepni përqafime dhe dashuri fëmijëve tuaj?!

Nentor -Dhjetor 2013