Informacione që nuk i keni ditur për Sirinë dhe Damaskun

108

– Kafeja e prodhuar nga bima e kafesë, e quajtur sot “kafja turke” është mbjellë në Jemen dhe është servirur në Damask, pastaj u transferua në Alepo dhe që nga aty një tregtar alepo-armen e eksportojë atë në Stamboll në vitin 1566, duke u bërë pija e preferuar e turqve. Kafeja është zbuluar nga një djalë Damasku: Ebu Bekr bin Abdullah Shadheli, por gjykatësi i qytetit e ndalojë shitjen dhe servirjen e kafesë në Damask, duke argumentuar se ajo të mpin trurin dhe të largon gjumin. Ky vendim mbeti në fuqi deri në vitin 1566.

– Pak e dinë se furçja e dhëmbëve hyri në qytetin e Damaskut duke zëvendësuar misvakun në vitin 1914, para Luftës së Parë Botërore me disa muaj dhe se 60% e vendasve në vitin 1930 posedonin furçën e tyre personale.

– Ka nga ata që nuk e dinë se Xhamia e Madhe “Benu Umeje” në qytetin e Damaskut është e para xhami në të cilën u instalua rryma elektrike, në shkurt të viti 1907 dhe se Damasku është elektifikuar para Los Anxhelesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie belge me seli në qendër të qytetit të Damaskut. Kjo qendër u shdërrua në qendrën e Kompanisë Elektrike të Damaskut dhe vazhdon deri në ditët e sotme.

– Pak gjithashtu e dinë se copa e veshjes së dasmës së mbretëreshës britanike Elizabeth II, në kohën kur ishte princeshë, në vitin 1947 erdhi nga tregjet e Damaskut.

– Pak e dinë se aktori dhe regjisori i famshëm comedian, Charlie Chaplin, vizitoi Damaskun për të marrë pjesë në prezantimin e filmit të tij “Cirku” në kinemanë “Fleur de Damas” në sheshin Marja, në vjeshtë të vitit 1929 dhe u prit nga politikani sirian Fakhri Barudi.

– A e dini se dyert e Damaskut nuk mbylleshin kurrë dhe se gjithmonë ai ishte qyteti i dritës, i shkencës dhe i tregtisë, se nuk mbyllej asnjë derë në lagjet e tij, siç mbyllej në Evropën e Mesjetës?

q1th4ctrd38i6x7e

Ky është Damasku!
A e dini se Damasku është qyteti i parë Arab në të cilin u hapën bankat dhe hotelet ndërkombëtare, të tilla si Banka e Credi Lyonni, e hapur në vitin 1931.
Se Damasku është qyteti i parë arab në rrugët e të cilit filloi të ecë një makinë, në vitin 1905.
Se Damasku është qyteti i parë arab në të cilin u themelua një parlament, në vitin 1928.
Se Damasku është qyteti i parë arab, në të cilin u themelua një universitet, në vitin 1919.
Se Damasku ishte qyteti i parë arab që përdorte tramvajin për transport, në vitin 1940.
Se Damasku ishte qyteti i parë arab që u elektrifikua, në vitin 1920.
Se Damasku mori epitetin “Kryeqyteti i Hijeshisë në botë”, në vitin 1950.
Se Mahatir Mohamad, themelues i Rilindjes Malajziane vizitoi Damaskun në vitin 1952 dhe pasi u impresionua nga ai u betua ta bënte Malajzinë kopje të Sirisë.
Dhe se Siria quhej Japonia e Lindjes së Mesme në vitet 50′ të shekullit të kaluar.
Kjo është Siria!