Këshilla bazë për të shtruar një tryezë sipas rregullave

225

Sa gota më nevojiten? A janë pirunjt majtas apo djathtas? MEGATEK ju largon stresin duke ju treguar një format bazë për shtrimin e tryezës në mënyrë që ju të prezantoheni si një amvisë perfekte.

Elementët që na duhen për të përgatitur një tavolinë.
Mbulesë tavoline;
Pjata;
Aksesorët e tavolinës;
Gota e ujit, verës, etj.;
Pecetat;
Aksesorët dekorativë të tavolinës:
Lule Natyrale;
Qirinj dekorativë;

product_330_tryeza_-_1 product_330_tryeza_2
Përgatitja e tavolinës
* Vendoset sotopjata në të cilën nuk shërbehet por ndihmon në vendosjen e pjatave sipas rradhës së shërbimit. Në këtë mënyrë tryeza do të qëndrojë me estetike dhe e pastër.
* Vendosim aksesorët si: lugë, pirunj, thika, për aq pjata sa do shërbehen.
Piruni qëndron gjithmonë në të majtë;
Thika në të djathtën tonë me tehun nga brenda sotopjatës.
Luga po ashtu si thika vendoset në të djathtë.
* Sipër pirunit kryesor vendoset pjata e bukës dhe e gjalpit shoqëruar me thikën përkatëse.
* Vendosim gotat për aq pije sa do shërbejmë (uji, vere, birre, rakie, etj).
Vendosja e gotave bëhet sipas gjatësisë së tyre. Gota më e shkurtër qëndron sipër tehut të thikës dhe kështu me rradhë.
* Në fund vendosen pecetat që duhet të jenë në harmoni me ngjyrën e mbulesës së tavolinës.

Koha e përgatitjes së tavolinës:
15 Minuta

megateksa.com