Rregullat e reja të agjërimit ku dielli nuk perëndon kurrë

54

Nga Redaksia

Në Suedi, numri i muslimanëve është rreth 200.000 nga nëntë milionë banorë që ka ky shtet. STOCKHOLM –Për të pasur një agjërimi më të lehtë muslimanët e vendeve nordike, ku agjërimi zgjat për më shumë se 20 orë në verë, një organizatë islame suedeze ka paraqitur udhëzime të reja për të përballuar këtë situatë përpara muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ne kemi shtruar dy pyetje të vështira; kur mund të çelet iftari në veri, si edhe kur duhet të fillojë agjërimi,” tha Muhamed Kharraki, një zëdhënës i Shoqatës Islamike Suedisë për shtypin.

“Ju mund të thoni si agjërimi fillon para se të lind dielli, në të gdhirë. Por nuk ka asnjë agimit të vërtetë në muajt e verës në Stokholm.”

Në disa pjesë të Suedisë veriore, si në Kiruna, dielli nuk perëndon kurrë në pjesën më të madhe të muajve qershor dhe korrik.

Ditët pafund i kanë hutuar muslimanët që jetojnë në Suedi, të cilët shpresojnë ta ndjekin rreptësisht zakonin e agjërimit.

Në vitet e mëparshme, muslimanët e Kirunas janë këshilluar të ndjekin oraret e agjërimit të tyre si muslimanët e jugut, por në një takim të imamëve suedez dhe evropian në Suedinë veriore u rekomandua një qasje të re.

2014779213490292_8“Tani duhet ta filloni agjërimin kur dielli të lindi dhe të duket qartë,” tha Kharraki, duke shtuar se udhëzime të detajuara janë ende duke u përpunuar dhe mund të përfshijnë edhe çeljen e iftarit në mbrëmje herët, në përputhje me pjesën tjetër të botës.

Rregullat e reja të hartuara nga Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime, pritet të aplikohen në të gjithë kontinentin dhe do të përfshijnë këshilla për situatat kur muslimanët mund të thyejnë agjërimin për të shmangur ndonjë dëm shëndetësor për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.

“Njerëzit mund të agjërojnë për 19 orë, por pa sukses pasi nuk e përballojnë dot atë. Nuk është kjo idea … Nëse ju nuk arrini të bëni punën tuaj, ose të qëndroni në këmbë, atëherë është koha për ta prishur agjërimin,” tha Kharraki.

Vitin e kaluar, këshilli lëshoi ​​udhëzime të reja, duke i lejuar muslimanët të ndiqnin diellin në Stokholm ose në Malmo.

Në Suedi, numri i muslimanëve është rreth 200.000, nga nëntë milionë banorë që ka ky shtet. Këto janë të dhëna gjysmë-zyrtare.

Por sipas Qendrës Islamike në Malmo, në Suedi jetojnë rreth 350.000 muslimanë.

Agjërimi i muajit Ramazan ka për qëllim mbjelljen e ndjenjës së durimit dhe forcimin e tij, vetë-kontrollin dhe t`i ushqejë besimtarët shpirtërisht me dashurinë dhe besimin ndaj Zotit pra, gjatë këtij muaji të begatë duhet të përkushtohemi me tepër ndaj adhurimit të Allahut, leximit të Kuranit Fisnik, si dhe bërjes sa më shumë të duave e vepra të mira.

 Rev. Familja, korrik- gusht 2015