Xhenxhefili, kjo bimë çudibërëse

75

Xhenxhefilin (anglisht – ginger) e quajnë bimë çudibërëse për shkak të efekteve të tij të shumta. Xhenxhefili ka kohë që është njohur si një ushqim shumë i shëndetshëm. Edhe nga ana shkencore është vërtetuar që ka shumë përfitime shëndetësore. Për më shumë se dymijë vjet në mjekësinë kineze është përdorur në fryerjen e barkut, kollitje, vjellje, diarre dhe në reumatizëm.

Eksperimentet shkencore kanë zbuluar rreth 50 përbërës antioksidues tek xhenxhefili. Prej tyre më i fuqishmi është gingerole. Xhenxhefili është burim i kaliumit, magneziumit, manganit, bakrit, i vitaminës B6 dhe C.

gingerTradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

Në librin e tij “Mjekësia e të Dërguarit (a.s.)”, Ibn Kajjimi ka përmendur se ngrënia e xhenxhefilit eviton humbjen e përkohshme të të parit, rrallon dhe mënjanon gazrat, të cilat grumbullohen në zorrë ose në lukth, është një agjent shumë i dobishëm tretës etj.

Është i shkëlqyeshëm për largimin e problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit djersitjen, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin, heq ndjesinë e të përzierit tek gratë shtatzëna dhe ul tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet proçesi i plakjes dhe rrit imunitetin.

E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban lëndët aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Ajo i jep energji organizmit, nxeh trupin dhe forcon qëndrueshmërinë e tij. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron lëndët dhe toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek dhimbjet e shpinës, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

Ginger and CinnamonKanellë dhe xhenxhefil për të humbur peshë

Kërkoni të humbni në peshë dhe nuk keni gjetur mënyrën e duhur. Çaji me kanellë dhe xhenxhefil ju ndihmon për të eliminuar dhjamin në zonën e barkut. Konsumimi i kësaj pije ju ndihmon të humbisni kilogramët tuaja të tepërt. Kjo pije gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke e bërë trupin të shpenzojë më shumë kalori, ndërsa xhenxhefili vepron si një element për parandalimin e oreksit.

Hot ginger teaKjo pije përgatitet në këtë mënyrë:

• 1 litër ujë • xhenxhefil • 3 shkopinj kanelle

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini të ziejnë për rreth 5 deri 10 minuta. Pastaj hiqeni enën nga zjarri, lëreni të ftohet, filtrojeni dhe vendoseni në frigorifer. Nëse preferoni mund të përdorni sheqer diabetik ose mjaltë për ta shoqëruar. Pini një filxhan nga kjo pije para çdo vakti.

Përzierja e mjaltit me xhenxhefil

Për këtë recetë ju nevojiten dy rrënjë të mëdha (rreth 500 gr) xhenxhefil dhe 500 gr mjaltë. Rrënja qërohet dhe imtësohet në rende. Përzihet në një enë bashkë me mjaltin. I përzini mirë derisa të fitohet masë homogjene. Përzierja e mjaltit me xhenxhefil e rrit efektin e tretjes së substancave aktive të xhenxhefilit në organizëm.

Kjo përzierje përdoret në: problemet e frymëmarrjes, si kollitje, ftohje, dhimbje të fytit, grip, rrjedhje të hundës dhe astma. Në këto sëmundje tregon efekte shumë efikase.

Përzierja mjaltë-xhenxhefil ul inflamacionin, qetëson dhimbjet e migrenës dhe ngërçet menstruale.

Mënyra e përdorimit

Një lugë nga kjo përzierje tretet në një gotë e gjysmë me ujë të vakët ose qumësht dhe pihet një orë para ushqimit ose tre orë pas.

Nëse nuk arrini të gjeni rrënjë nga xhenxhefili, mund të shfrytëzoni edhe xhenxhefil pluhur. Gjysmë luge xhenxhefil pluhur përzihet me pak mjaltë dhe konsumohet 60 ditë. Në 48 orët e para konsumohet çdo 2 orë, ndërsa më pas 3 herë në ditë. Ena dhe luga nuk duhet të jenë nga metali.

apple_carrot_ginger_juicePije me karrotë, mollë dhe xhenxhefil

Vetëm 3 përbërës: karrotë, mollë dhe xhenxhefil. E thjeshtë, e shijshme dhe e ushqyeshme.

Ky është lëngu perfekt para se të nisni ditën tuaj të ngarkuar. Parandalon ftohjen dhe gripin.

Si pije energjike

Gjysmë luge të xhenxhefilit të sapo prerë imët, përziejeni me gjysmë luge të farave të lirit dhe me një lugë të vogël mjaltë. Shtoni 200 ml ujë mineral, pa gaz, lëngun e një limoni, grejpfruti dhe portokalli.

Xhenxhefili, bima aromatike

Si erëz xhenxhefili është përbërës kryesor në gatimet kineze dhe në shumë gatime indiane. Ai mundet gjithashtu të përdoret në çorba dhe salca. Xhenxhefili pluhur është një erëz e mrekullueshme në biskota dhe në torta. Kur hahet në ushqim, pluhuri i xhenxhefilit ndihmon tretjen duke i zgjeruar aktivitetet e enzimave të ndryshme tretëse.

Kjo erëz përdoret në pjatat e ëmbla dhe ato të kripura. Xhenxhefili i freskët është shumë i përdorur për të skuqurat, në salcat dhe për çaj. Ai i bluari përdoret për gatimet e furrës.

Xhenxhefili njihet për shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë vihet re gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose e thatë dhe e bluar për gatime. Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si ushqim për shumë gatime, që nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ëmbëlsirat.

Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngroh tërë trupin. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer. Pija e xhenxhefilit është joalkoolike. Ajo përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët.

Është transmetuar se mbreti i Romës ia dërgoi dhuratë të Dërguarit (a.s.) një qyp me xhenxhefil prej së cilës i Dërguari (a.s.) u kishte dhënë sahabëve nga një sasi.

Xhenxhefili përmendet edhe në Kuran (me emrin zenxhebil) si pije që do t’u shërbehet të devotshmëve në Xhenet: “Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil (bimë aromatike)…” (Insan, 17).

Janar-Shkurt 2014