10 GJËRAT QË VETËM NJË NËNË QË PUNON MUND TË KUPTOJË

239

Të gjitha nënat që i rikthehen punës ndiejnë lodhje fizike dhe mendore, kjo pasi atyre ju duhet të kujdesen për familjen, fëmijën e vogël, punën, dhe lodhja do të bëhet edhe më e madhe nëse asaj do t’i duhet të punojë me orar të plotë gjatë gjithë ditëve të javës. Është e vërtetë se një nënë që punon ka mundësi të blejë dicka më shumë për ditëlindjen e fëmijës, ka mundësi të paguajë një kopësht privat për fëmijën, etj megjithatë cdo minutë e kaluar larg fëmijës për të është kohë domethënëse. Të gjitha nënat që punojnë kanë brenda vetes së tyre disa ndjenja “faji” kundrejt fëmijës së tyre të cilat vetëm ato mund t’i kuptojnë.1. Kush nuk ka fëmijë nuk e kupton pse nënat që punojnë kërkojnë shpesh të largohen më herët nga puna. Nënat me fëmijë nuk kërkojnë të largohen më herët nga puna sepse janë të lodhura, por sepse fëmija mund të ketë kërkesa të cilave ajo duhet t’u përgjigjet dhe një prej tyre mund të jetë ushqyerja e gji.
2. Kush nuk është prind nuk e kupton mungesën që le tek nëna fëmija që ende nuk është zgjuar nga gjumi në momentin që asaj i duhet të largohet për në punë. Ajo e ka shumë të vështirë të pranojë dhe imagjinojë që ai do të zgjohet në krahët e dikujt tjetër.
3. Një nënë që punon dhe nuk ka fëmijë nuk e kupton sa e vështirë është të bëjë zgjedhjen e duhur për të kaluar pasditen. Ajo nuk e di se cfarë vështirësie është të zgjedhësh midis të përgatiturit e një vakti të shëndetshëm për të konsumuar në darkë dhe të lujaturit me fëmijën e saj që nuk e ka parë për pjesën më të madhe të ditës.
4. Një nënë që punon dhe le në shtëpi fëmijën e saj e ka shumë të vështirë të krijojë besim tek gjyshërit, edukatorja, dadoja etj së cilës i ka kërkuar të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa ajo nuk është në shtëpi. Pothuajse të gjitha nënat që punojnë zbullojnë se thellë thellë ato nuk i besojnë askujt totalisht kur bëhet fjalë për fëmijuën e tyre.
5. Mendojmë se çdo nënë që punon dhe ndërkohë i ka besuar fëmijën e saj dikujt tjetër e di shumë mirë domethënien e asaj liste të gjatë me veprime për t’u bërë ndërsa ajo nuk është pranë fëmijës të saj. E megjithatë truri i saj duket se edhe ndërsa është në punë funksionon vetëm në lidhje me fëmijën e saj, me atë cfarë do t’i duhet të bëjë kur të kthehet në shtëpi, me ushqimin që ka ngrënë apo nuk ka ngrënë fëmija etj.
6. Gratë që punojnë dhe nuk kanë fëmijë ndoshta nuk e prekin apo shikojnë vazhdimisht telefonin e tyre me frikën se mos ndoshta në një moment personi që kujdeset për fëmijën do të telefonojë për të thënë se fëmija ka një shqetësim të caktuar. Ajo mund të jetë në ankth sidomos nëse fëmija tashmë e ka një shqetsim shëndetësor.
7. Nënat që punojnë dhe kanë fëmijë e dinë se çfarë do të thotë të futësh dorën në xhepin e palltos për të nxjerrë një stilolaps dhe në të vërtetë të nxjerrësh një çuço apo lodër të vogël, duke qënë në atë moment si një urë lidhëse me fëmijën e saj.
8. Kush nuk ka fëmijë ndoshta e ka të vështirë të kuptojë rëndësinë e një shkrimi pa kuptim të vendosur sipër tavolinës së punës me shumë dashuri. Është pikërisht ajo “zhgaravinë” krenaria e mamit!
9. Nënat që punojnë dhe nuk kanë fëmijë ndoshta e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se si mund të ketë përfunduar ajo njollë çokollate në xhaketën tuaj ndoshta pa u vënë re aspak nga ju!
10. Vetëm nënat që punojnë mund të dëgjojnë vazhdimisht tregimet që janë duke thënë fëmijët e tyre me shumë qetësi derisa ata të bien në gjumë, ndoshta duke u mbyllur në dhomën e tyre për të qarë për kohën që janë duke humbur nga rritja e tyre.
“Edhe unë bëj pjesë në kategorinë e nënave që punojnë, edhe unë kam qarë, kam gabuar, kam sakrifikuar, por jam krenare për maturinë që kam treguar në lidhje me rritjen dhe edukimin e fëmijëve të mi, gjithashtu jam krenare edhe për mirëkuptimin që fëmijët e mi kanë treguar karshi meje. I them vetes time dhe të gjitha nënave: në asnjë rast nuk është e thjeshtë të jesh nënë dhe të mos ndihesh në faj në lidhje me dicka. Mëmësia është e tillë, e mbushur me frikë, me ankth, me mall për fëmijën, por mbi të gjitha është e mbushur me dashuri, dhe kjo përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në momentin kur kthehemi nga puna dhe kemi rreth qafës duart e fëmijës”! /pernenat.al