17 zakonet e nënave të lumtura

313

1. Ato kërkojnë ndihmë

Nënat e lumtura nuk kanë turp të kërkojnë ndihmë tek familjarët apo miqtë e tyre. Ata nuk i anashkalojnë kinematë apo darkat intime me bashkëshortin se nuk ka kush ua mban fëmijët.
2. Ato dalin çdo dite
Ajri i pastër, dielli dhe natyra janë thelbësore në ngritjen e humorit tek femrat dhe nënat mund ta marrin këtë edhe duke shtyrë karrocën apo duke ecur me fëmijët.
3. Ato planifikojnë argëtime të mëdha
Nënat shumë të lumtura punojnë shumë për të siguruar kohën dhe paratë për pushime.
4. Ato japin energji
Nënat e lumtura preferojnë të jenë të zëna me punë dhe është shumë mirë kur dhe bashkëshortët e tyre janë po kështu të lumtur.
5. Ato hanë, flenë dhe janë të gëzuara
Mungesat e gjumit janë të pashmangshme te nënat e reja, por sapo ato mësojnë si të balancojnë gjumin dhe ushqimet e shëndetshme në vend të kafeve, humori ngrihet.
6. Ato stërviten
Ushtrimi i rregullt fizik redukton stresin dhe edukon veten me kujdesin per vetveten.
7. Ato nuk ndjehen të vetmuara kur gjenden vetëm
Të kërkosh pak kohë larg fëmijëve, qoftë një darkë me shoqet apo një banjë e gjatë, është mëse e rëndësishme.
8. Ato kanë marrëdhënje të mira me fqinjët
Nënat e lumtura vazhdimisht ndihmojnë të tjerët, servirin ushqime apo transportojnë një të moshuar. Kini parasysh se ndihma që jepni është depozitim në llogarinë e karmës.
9. Ato e duan veten
Nënat më të lumtura nuk krahësojnë dhe nuk konkurojnë. As ato, as fëmijët e tyre, as makinat e tyre apo shtëpitë e tyre nuk kanë pse të jenë më të zgjuarat, më të lezetshmit, më të rejat, apo më të rregulltat. Zilia ha lumturinë e shumë nënave. Rreth vitit 89, filozofi, Epiktekti këshilloi “Të jesh e kënaqur është më e vlefshme se pasuritë, ndaj duajeni atë që keni”.
10. Ato dalin me shoqet
Nënat e lumtura kanë shoqe që kanë fëmijë. Të kuptosh se dhe të tjerët janë në të njëjtat pozita si ti është e rëndësishme.
11. Ato planifikojnë dëfrime të vogla
Nënat e lumtura i blejnë vetes lule, nëse të tjerët kanë harruar. Ato takojnë bashkëshortin për një drekë, kujdesen për fytyrën, apo blejnë diçka për makinën thjesht për qejf.
12. Ato luajnë me rregullat
Një nga gjërat më këndshme të të qënurit personi që vendos rregullat është se ke të drejtë që t’i thyesh dhe të tolerosh pak fëmijët kur dëshiron.
13. Ato i marrin me rradhë
Ndani fëmijët për pak kohë dhe kaloni momente vetëm me njërin, pastaj vetëm me tjetrin, pa interpretime, pa organizime, pa xhelozira!
14. Ato shikojnë përpara
Kur ato e ndjejnë lumturinë e tyre të kërcënuar, gjithmonë i thonë vetes “do kalojë”.
15. Ato falin dhe harrojnë
Nënat e lumtura e dinë që ka gjithmonë ditë të këqija ku bëhen gabime me fëmijët, por ato nuk i kalojnë edhe ditët e mira duke u ndjerë në faj për ditët e këqija. Ato i kalojnë dhe vazhdojnë.
16. Ato shkrihen së qeshuri
Fëmijët kanë shumë qejf të shikojnë nënat e tyre duke qeshur dhe të shkrihesh së qeshuri bashkë me fëmijët është një nga sekretet e nënave të lumtura.
17. Ato ledhatojnë
Nënat e lumtura, përqafojnë dhe ledhatojnë fëmijët sa herë që iu bie shansi. Ky është një shfrytëzim shumë i mirë i përkëdhelive duke ditur se kur ata shkojnë në shkollë këto rrallohen sa vjen e më shumë.
Përgatiti: Elona Çeço