5 strategjitë më të mira të prindërimit pozitiv

198

Fëmijët, si të gjitha qeniet njerëzore, sillen më mirë kur ata ndjehen mirë në lidhje me veten dhe botën rreth tyre. Si një specie sociale, ashtu si ne të gjithë, duan që të shihen,të dëgjohen, kuptohen, të duhen, dhe të jenë të lidhur. Kur këto nevoja janë plotësuar – kur zemrat tona janë të kënaqura – të gjithë ne bëhemi më të mirë.

1-Ndalo dhe Shiko

Merrni pak kohë çdo ditë për të vështruar fëmijën tuaj. Shikoni atë duke u përpjekur për ti bërë gjërat vetë. Vini re se si ai ndan një lodër me vëllanë ose një mik. Komento mbi atë çfarë shihni. “Unë të pashë që i dhe kamionin tënd një shoku për të luajtur me të. Kjo ishte një gjë shumë e mirë nga ana jotë”. “Më pëlqen shumë veshja që zgjodhe sot!”

2-Dëgjoni

Fëmijët flasin ose belbëzojnë gjatë gjithë ditës, dhe më besoni, unë e di se ndonjëherë ju vetëm doni të mbyllni veshët. Për ta është e rëndësishme gjithçka thonë ose gjithçka imitojnë. Merrni kohë për të dëgjuar atë që ata kanë për të thënë, sepse duhet tu bëni të ditur se ju jeni të interesuar në atë që ata po thonë, tu tregoni se po i dëgjoni. Pas disa vitesh kjo taktikë do tu hyjë shumë në punë. Ata do e dinë që kanë gjithmonë një vesh ku mund të dëgjohen dhe ky vesh është veshi i prindit.

3-Empatia

Tregoni empati për çdo situatë ku është fëmija juaj. “Nuk është noj gjë e madhe. Ska arsye pse të qash”, këto janë shprehje që ne u themi atyre zakonisht kur janë të mërzitur. Por do të ishte më mirë të tregojmë pak ndjeshmëri dhe ti kuptojmë ndjenjat e tyre edhe për gjëra që ne na duken të vogla. Duke folur rreth ndjenjave është një mënyrë e mirë për të mësuar inteligjencën emocionale.

4-Flasni gjuhën e tyre

Çdo person ka një gjuhë të dashurisë. Pasi ju e dini gjuhën e tyre të dashurisë, ju mund të bëni rregullime për të mbushur me dashuri fëmijën tuaj. Për shembull, gjuha kryesore e tim biri janë fjalët e mira për gjërat që ai bën, pra vlerësimi. Me këtë njohuri unë kam qenë në gjendje për të vlerësuar gjërat që ai bën mirë dhe për ta nxitur më tej.

5-Lidhja prindër-fëmijë

Lidhja është çelësi i prindërimit. Duke u lidhur me fëmijën tuaj angazhoni trurin e sipërm, ku arsyetimi, logjika, dhe ndjeshmëria zhvillohet. Rezultati është një fëmijë më i mirë, i sjellshëm, i cili do të dojë tju kënaqë juve me atë që bën sepse ju jeni një njeri shumë i afërt dhe i rëndësishëm për të. Nëse sjellja e keqe është një problem, atëherë merrni një sfidë një muaj. Angazhohuni për të parë, dëgjuar, kuptuar, duke treguar dashuri, dhe bashkëveprim me fëmijën tuaj çdo ditë për një muaj. Unë mendoj se ju do të jeni i habitur në ndryshimet pozitive që do të shihni!/bebja.com