7 shenja që tregojnë se familja juaj është shumë e stresuar

443

1. Asnjë nuk po fle mirë
Nëse stresi në familjen tuaj është vazhdimisht i lartë, efekti i parë duket te pagjumësia e familjarëve. Nëse jeni në një fazë të tillë, shkoni në shtrat gjysmë ore më parë se zakonisht, këshillon Tanya Altmann, M.D.
2. Po i bërtisni shumë njëri-tjetrit
Ndonjëherë sa më shumë presion ndjejmë, aq më shumë e ngremë zërin. Mundohuni ta identifikoni këtë dhe zbutni zërin ose dilni një shëtitje, thotë Dr. Altmann.
3. I keni eliminuar darkat familjare
E vërteta e hidhur: Kur ju ose partneri juaj jeni të stresuar apo të hidhur, fëmija juaj i madh nuk vjen të hajë darkë vetëm për t’ju shmangur, thotë Mary Alvord, Ph.D.
4. Fëmija juaj po tërhiqet
Gjatë periudhave stresuese, disa fëmijë izolohen nga të tjerët. Fëmijët më të mëdhenj qëndrojnë në dhomën e tyre më gjatë, ndërsa ata të vegjëlit, nuk preferojnë të luajnë me fëmijë të tjerë.
5. Ju po mundoheni shumë në punë
Stresi ndikon në uljen e cilësisë së punës suaj sepse thith aftësinë tuaj për tu përqëndruar dhe për të qënë i organizuar.
6. Asnjë pjesëtar i familjes nuk ndjehet mirë me shëndet
Stresi kronik jep ndikimin e vet në trup. Fëmijët e vegjël mund të ankohen nga dhimbje barku dhe ëndrra të këqija, ndërsa ata më të rriturit shpesh ankohen nga dhimbje koke. Të rriturit shpesh e ndjejnë stresin në qafë, shpatulla dhe shpinë. Kur familja është e stresuar, sistemet imunitare bien dhe shanset për tu sëmurur rriten.
7. Ju së bashku me fëmijët jeni duke u vërtitur vazhdimisht
Duke vrapuar nga një aktivitet jashtëshkollor tek tjetri, ju i krijoni ankth familjes. Nëse e shikoni që ju dhe familja juaj jeni gjithe kohës duke vrapuar, gjeni mënyra për të ngadalësuar dhe për të bërë pauza.
Përgatiti: Elona Çeço