Nga Marjeta Çurumi
Mbi supin e lodhur,
një lulemimozë buzëqesh
grimcat e trishtimit,
nga fytyra i zhvesh.
Në krahun e nënës
mirënjohje, falënderim
Në krahët e dashurisë
ndjenjë, frymëzim,
e bukur prej Zotit
lulemimozë-krijim.
Rev. Familja, mars 2015