Nga Besa Alili
Kuranin kur lexoj
Më duket se në qiell fluturoj,
Të gjithë planetet i vizitoj.
Ejani fëmijë, Kuranin ta mësojmë
Si engjëj në qiell, të gjithë të fluturojmë.
Kurani është drita, si dielli në pranverë
Në zemrat tona të mbetet përherë.
Kurani është drita që shndrit shpirtin tim,
Vetëm në Kuran s’mund të gjejmë gjë gabim.
Kuran i dashur, ne ty të lexojmë
Në duar të mbajmë, në tokë s’të lëshojmë.
Kuran i bekuar, je si uji i detit,
Nëpërmjet Xhibrilit i zbrite Profetit.
Foleza jeshile, nr .23