- Nuk kam parë një njeri të suksesshëm në jetën time, vetëm se kishte (risk) fat në respektimin e prindërve.
- Nuk gjen njeri pa halle e brenga, por gjen njerëz që kujtohen se janë thjeshtë kalimtarë dhe i kalojnë me buzëqeshje.
- Kur të bëjnë presion mbi ju mos qani, por bini në sexhde.
- Shokët më të mirë janë ata, që kur të buzëqesh ty fati (arrin të mirat e kësaj bote) nuk të smirëzojnë, ndërsa kur të të ndodhë ndonjë vështirësi e humbje nuk t’a kthejnë shpinën.
- Prej shkaqeve të formimit të dinjitetit janë fjalët e pakta, ndërsa prej shkaqeve të bukurisë është shtimi i buzëqeshjes. Bëhu i bukur me dinjitet!….
- Më të mirën njeriu e mëson kur dëgjon çdo mendim dhe e respekton atë. Dhe nuk është e domosdoshme t’i marrë për të qena.
- Thoshte një njeri i mirë: “Mësoi djalit tënd Kuranin dhe Kurani do t’i mësojë atij çdo gjë”.
- Kush humb përkujdesjen e nënës, ka humbur të gjithë jetën e tij.
- Shoqërohuni me të rriturit, ata jetojnë një periudhë që s’është e tyre. Kapërdini fjalët e tyre të shumta dhe kritikat e përsëritura të tyre. Ju nuk e dini se çfarë përjetojnë ata!
- Mos mendo në kënaqjen e të gjithëve, sepse ajo është e pamundur dhe nuk e kanë arritur atë as pejgamberët.
- Të paraqitesh i lumtur, edhe pse përjeton vuajtje, nuk reflekton tjetër vetëm se fuqinë e personalitetit tënd.
- Shkëlqimi i njeriut nuk duket në atë që posedon, por në atë që ai jep. Dielli posedon zjarr, por universit ai i jep dritë.
- Kush jetoi shërbëtor nën këmbët e nënës së tij, jetoi i lumtur mbi kokat e popullit të tij.
- Ka thënë një njeri i mirë: “Çdo gjë shkon dhe nuk kthehet, me përjashtim të lutjes. Ajo shkon me shpresë dhe kthehet plot”.
- Personi fjalëpak tërheq gjithmonë vëmendje kur fillon të flasë.
- Sa më shumë që shtohet modestia e femrës, aq më shumë shtohet dëshira për ta shikuar atë.
- Mars -Prill 2013