Alergjitë, si të mbrohemi në mënyrë natyrale!

215

Nga Arjeta Dema
Sëmundjet alergjike janë gjende shëndetësore të shkaktuara nga mbindjeshmëria e sistemit imunitar ndaj një faktori mjedisor, i cili zakonisht shkakton probleme të papërfillshme në shumicën e njerëzve. Këto sëmundje përfshijnë ethet e eshtrave, alergjitë ushqimore, dermatitin atopik, astmat alergjike dhe anafilaktikët. Simptomat mund të përfshijnë sy të kuq, skuqje, kruarje, teshtimë, sekrecione të hundëve, enjtje etj.
Alergjitë janë mjaft të zakonshme. Në botën e zhvilluar, rreth 20% e njerëzve janë të prekur nga alergjitë e rinitit, rreth 6% e njerëzve të paktën një alergji ushqimore dhe rreth 20% kanë dermatit atopik. Në varësi të vendit, rreth 1-18% e njerëzve kanë astmë dhe alergjitë anafilaksike ndodhin në mes 0.05-2% të njerëzve.
Faktorët që rrezikojnë shfaqjen e alergjive i ndajmë në dy kategori të përgjithshme; faktorët pritës (ose faktorët e brendshëm) dhe mjedisor (ose të jashtëm).
– Trashëgiminë
– Seksin
– Racën
– Moshën.
Ndër këto, faktori trashëgimi është më i rëndësishmi.
Katër faktorët më të rëndësishëm mjedisor janë:
– Ndryshime në ekspozimin ndaj sëmundjeve infektive gjatë fëmijërisë së hershme
– Ndotja e mjedisit
– Nivelet e alergeneve
– Ndryshimet dietike.
Nëse këto faktorë i kthejmë në shkaqe, atëherë do të gjejmë se shkaqet më të zakonshme janë:
1. Poleni nga pemët, bimët dhe bari
2. Pluhuri
3. Disa ushqime, sidomos ato që njihen si ushqime alergjike, duke përfshirë glutenin, qumështin, pemët (sidomos kikirikun), vezët, sojen dhe butakët (kërmijtë).
4. Kafshimet e insekteve
5. Gëzofi dhe leshi i kafshëve
6. Myku
7. Disa ilaçe, të tilla si antibiotikë dhe kontraceptivët.

allergy-testing_thumb

Alergjitë trajtohen në këto mënyra:
– Me antihistaminikë, të cilat pengojnë lirimin e kimikateve që shkaktojnë reaksione alergjike
-Medikamentet imunoterapike
– Ilaçe që aplikohen me pika në sy
– Kremrat e lëkurës, duke përfshirë ato që përmbajnë anti-histaminë ose përbërës të steroideve
– Kortikosteroidet për të kontrolluar inflamacionin
– Dietat e eliminimit (dieta pa gluten ose pa qumësht) për të menaxhuar alergjitë e ushqimit
-Dikush me alergji të rëndë mund të mbajë, gjithashtu, një auto-injektues epinefrin (Epipen) në rast të një hiper-alergjie.
Por para se të shkojmë tek trajtimi i tyre, le t’i parandalojmë alergjitë duke iu përmbajtur një diete alkaline (dietë me agjentë anti-alergjikë)
Para së gjithash, filloni të konsumoni një dietë anti-inflamatore për të zvogëluar rrezikun e alergjive dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore. Kujdesi për trupin me ushqime të pasura me nutrientë, i jep sistemit tuaj imunitar aftësinë për të riparuar veten, duke e kthyer atë në ekuilibër, në mënyrë që të mund të luftojë alergjitë e zakonshme në mjedisin tuaj.

Allergies-Symptoms
Këtu janë disa prej ushqimeve dhe përbërësve më të mirë, që duhet t’i përfshini në dietën tuaj, për t’ju ndihmuar të mposhtni alergjitë:

1. Hudhra është një antibiotik natyral, i cili ndihmon në largimin e infeksioneve, viruseve dhe madje edhe të alergjive. Hudhra e papjekur duke e ngrënë çdo ditë do të luftojë të gjitha llojet e alergjive, sepse rrit jashtëzakonisht sistemin tuaj imunitar.
2. Limoni është i pasur me vitaminën C dhe antioksidantë që nxisin imunitetin. Pirja e lëngut të limonit gjatë ditës detoksifikon trupin.
3. Perimet e gjelbra apo zarzavatet me gjethe (duke përfshirë spinaqin, rukolën, lakrën etj.) janë një burim i madh i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe enzimave esenciale që ndihmojnë në detoksifikimin dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.
4. Ushqimet e pasura me probiotikë forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në riparimin e dëmtimeve të zorrëve.
5. Supa me lëng mishi është e pasur me shumë minerale dhe aminoacide, të cilat forcojnë sistemin imunitar.
6. Qumështi i kokosit është alternativa më e mirë për të zëvendësuar qumështin e lopës. Vaji i kokosit, gjithashtu, njihet si antialergjik, pasi ka veti antibakteriale, antivirale dhe antimykotike.
7. Vaji dhe farat e bajameve. Për njerëzit alergjikë ndaj kikirikëve, bajamet janë një alternativë e sigurt dhe e shëndetshme që siguron acide yndyrore të pangopura të shëndetshme, fibra, minerale, si riboflavini dhe magnezi, madje edhe disa antioksidantë. Farat e linit, farat chia, farat e kungullit dhe farat e lulediellit janë gjithashtu burime të mëdha të yndyrave të shëndetshme dhe fibrave.
8. Qumështi i gjirit. Studimet kanë treguar se ushqimi me qumësht gjiri duket se ka një efekt parandalues në zhvillimin e hershëm të astmës dhe dermatitit atopik.
9. Mjalti organik. Marrja çdo ditë e një lugë gjelle mjalti vendas të papërpunuar, do të ndihmojë trupin tuaj të krijojë një tolerancë ndaj pjalmit vendas, duke mbrojtur në këtë mënyrë sinuset tuaja.
10. Uthulla e mollës organike. Pirja e një gote me ujë me një lugë çaji të uthullës së mollës, është një nga mënyrat më të mira për t’u zgjuar çdo mëngjes. Është sulmi i parë kundër një alergjie të lëkurës ose të sinuseve.

Mars 2018

Dietary-protection-Proteins-in-mum-s-milk-could-protect-against-food-allergy_wrbm_large vegetables-790022_640