Disa proverba arabe që ju mësojnë shumë mbi jetën

361

“Të gjitha gjërat paketohen kur përdoren, vetëm dija sa më shumë përdoret, aq më shumë shtohet”.

“Kërkoje arin me masë, ndërsa dijen pamasë”.

“Kur gënjeshtari e gjeti gënjeshtrën e tij në pazar, e besoi atë”.

“Syri i dashurisë është i verbër”.

“Tri gjëra nuk duhen lavdëruar: një plak i paditur, një varfanjak dorëlëshuar dhe një pasanik gënjeshtar”.

“Nëse sulltani urdhëron që t’i merren popullit dhjetë vezë, ushtarët i marrin atij njëqind pula”.

“Një qytet i tërë në robëri është tepër i vogël për një njeri të lirë”.

“Burri krahasohet me zemrën e vet, kali me muskujt e tij dhe shpata me tehun e saj”.

“Gratë mund ta fshehin dashurinë e vet dyzetë vjet, por urrejtjen as dhe një orë të vetme”.

“Djalit që nuk qan, nuk i jep nëna gji”.

“Mos u impononi fëmijëve tuaj edukatën tuaj, sepse ata janë krijuar për një kohë tjetër nga koha juaj”.

“Më e mira bisedë është e shkurtër, e lartësuar, me përmbajtje të pastër dhe që s’është e mërzitshme”. / Bota.al