Vendosmëria

13

Jeta është koncepti më i thjeshtë i fjalës, por më i ndërlikuar në përjetimin e saj ku segmente të ndryshme ndrydhin veprime jetësore, sepse vetë natyra njerëzore dëshiron të krijojë konture të kënaqshme. Por heziton, tërhiqet e mënjanon duke rënë në komplot me vetveten për të arritur një qetësi mbi pamundësinë e arritjes diku për diçka. Por, cili është efektiviteti? Nuk mundet dot asesi të arrihet qetësia kur asaj i është shprishur rendi kronologjik i përditshmërisë, pasi monotonia zvenitet e i lë vend risisë, e kjo e re bëhet decisive në jetë.

Determinimi i fjalës vendosmëri pasprin një karakter të fortë që mendon ftohtë, pa ekspresivitet dhe vepron me qetësi përkashi çdo situate që servitet në jetë, respektivisht, kur njeriu arrin të shohë me sytë e mendjes e arrin të zgjidhë koklavitje të shumëllojshme… Por, sa arrihet determinimi te njerëzit emocional, të pavendosur e të lëkundur?! Problemet shqetësuese janë atëherë kur e mira homologohet me të keqen, e kjo analogji përkon me natyrën eksigjente të individit ku duhet të përzgjedhë, ndonëse rasti apo situata mund të jetë e vështirë. Shpesh tërheqja e njerëzve vjen si pasojë e një arsyetimi të gjithmonshëm, duke pasur frikë për të ardhmen, një e nesërme e pasigurt. E në këtë formë krijohet atmosfera e dyjëzimit te personi i cili bëhet aktor e spektator i vetvetes, duke lënë pezull ndjenjën e duke shtuar vuajtjen. Mendim se zgjidhjet do të vijnë natyrshëm, por aktivizimi i ndryshueshmërisë vjen nga zhvendosja e pasivitetit, sepse në shumicën e rasteve në të qëndruarit statik individi gjendet në kapërcyell të rehatisë dhe tensionit, midis dëshirës dhe frikës, midis veprimit e tërheqjes dhe individi duhet të jetë evident në përzgjedhje ose në përplotësimin e dëshirës vetjake. Ndryshe, të mbyllet në vetvete e ta ruaj si shtresë palimsesike për në një moment tjetër.

Njeriu nuk duhet të veprojë asnjëherë i indinjuar ndaj jetës apo fatit të tij, por duhet të gjej rrugë qoftë edhe nëpërmjet ndonjë konsulence te individë të besuar, për të drejtuar situata shqetësuese që kanë të bëjnë me të ardhmen.

 

  • Revista “Familja”, maj 2022 – Emine Boriçi