Kanceri, sëmundje e pashërueshme apo…?

62

Sot kanceri, tumoret dhe shumë sëmundje të pashërueshme janë bërë aq të shpeshta sa mund të krahasohen me sëmundjet patologjike, si gripi, ftohja etj. Njerëz të cilët flasin vesh me vesh e mjekë që ngrenë supet, të sëmurë të trembur të cilët shohin vetet e tyre se si ndryshojnë, duke u shpërfytyruar trupat e tyre nga operacionet, kimioterapitë dhe rrezet e ndryshme. Ata presin vdekjen në kujdesin paliativ për t’u ndierë sa më “komod” deri në çastet e fundit, pa i dhënë shansin pacientëve për të menduar se a ka ndonjë mënyrë për t’u shëruar nga kjo “sëmundje” e rëndë.

Doktori kanadez Rankourt thotë: “Unë kam arritur të kuptoj që ne, si qënie njerëzore i lejojmë vetes të ligështohemi, duke u helmuar e sëmurur dhe duke u larguar gjithmonë e më shumë nga thjeshtësia e natyrës. Ne i ftojmë semundjet kronike të na çrregullojnë metabolizmin përmes një mjedisi të ndotur (brenda dhe jashtë shtëpisë), përmes mendimit dhe qëndrimit tonë, përmes konsumimit të ushqimeve dhe lëngjeve të denatyruara si dhe përmes veseve e pirjes së duhanit, alkoolit dhe mos marrjes së lodhjes së nevojshme.”

Çfarë është kanceri në të vërtetë?

Mjeku alternativ Rudolf Breuss thotë: “Për mendimin tim, qelizat kanceroze nuk janë një pjesë e sëmurë e trupit, por vetë qeliza kanceroze autonome. Këto qeliza mund të jetojnë vetëm me substanca që gjenden në ushqimet që hamë, të cilat janë të modifikuara gjenetikisht, të rritura me pesticide dhe të ngopura me hormone degjenerative. Një tumor kanceroz është një rritje e pavarur, e cila prodhon qeliza të pavarura. Në një farë mënyrë kjo nuk mund të konsiderohet si sëmundje.”

Cilat janë shenjat paralajmëruese të zhvillimi të kancerit në trup?

Kanceri zhvillohet tek njerëzit kryesisht përmes një farë predispozicioni dhe disa efekteve të kombinuara prej sulmeve të përsëritura të lëndëve kancerogjene ndaj organizmit. Shpesh lëndët kancerogjene futen në enën e ushqimit nëpërmjet përpunimit dhe konservimit të tij, si futja e ngjyrave artificiale ose nga mbinxehja e ushqimit.

Nëntë shenja paralajmëruese që duhet të vihen re janë:

1- Enjtje ose ngurtësime të palpueshme me dorë, sidomos në gji.

2- Ndryshime të dukshme në thithat apo nishanat e lindura.

3- Ndryshime të qëndrueshme në jashtëqitje.

4- Kollë apo dhimbje fyti e vazhdueshme.

5- Vështirësi në gëlltitje te moshat e vjetra.

6- Gjakderdhje ose rrjedhje të zgjatura nga çdo vrimë e hapur e trupit. Gjithashtu dhe gjakderdhje jashtë ciklit normal menstrual.

7- Plagë që nuk shërohen.

8- Enjtje që nuk ulen.

9- Rënie ose shtim i theksuar në peshën trupore (jo nga dieta, agjërimi apo mbingrënia e vazhdueshme)

Sugjerime për parandalimin e kancerit:

1- Bëni rregullisht ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë.

2- Bëni frymëmarrje të thella në ajër të pastër dhe të freskët.

3- Mos rrini në ambiente me tymra dhe ajër të ndotur.

4- Mos pini duhan.

5- Favorizoni të ushqyerit natyral dhe atë të pasur me vitamina.

6- Shmangni mbingrënien.

7- Përpiquni të keni një tretje të mirë të ushqimeve dhe korrigjoni menjëherë parregullsitë në të ushqyer.

8- Mos kini frikë nga kanceri, sepse frika është armiku juaj kryesor.

Si mund të mjekohet kanceri?

Për mendimin tim gjëndrat kanceroze nuk duhet të preken as të priten. Nëse në fillim ndodh ndonjë prerje apo presion tjetër nga një rritje tjetër jo e dëmshme, atëhere kanceri fillestar egërsohet sepse aty zhvillohet rrjeti gjakor, i cili i jep shkak rritjes së metastazave. Është me mirë që të mos ngacmohen enjtjet apo rritje të tilla por duhet kryer një mjekim tjetër. Nëse pacientëve u jepen ilaçe të cilat shkatërrojnë qelizat kanceroze fatkeqësisht qelizat e shëndosha do shkatërrohen gjithashtu. Të gjithë njerëzit kanë kryer mjekimet konvencionale me kimioterapi dhe rrezatim as u përmirësuan dhe as nuk shpëtuan. Rezultatet e këtyre mjekimeve sinjalizonin fillimin e vdekjes për pacientin. Mjekësia moderne deri tani nuk po e konkuron dot kancerin.

Po mjekësia alternative? Shumë mjekë shkencëtarë kanë punuar për t’i dhënë pacientëve shpresë për të jetuar. Mjeku i famshëm gjerman Johanes Kuhl eksploroi efektin shërues të acidit laktik në mjekimin e kancerit. Dr. Lothar Wendt nga Gjermania lidhi mbingopjen me proteinën të membranës së qelizave në të gjitha sëmundjet degjeneruese përfshirë edhe kancerin.

Në Hungari, dr Ferenzey pati një sukses të madh me terapinë e lëngut të panxharit të kuq, suksesi i dr. Johanna Budwig me përdorimin me sukses të vajit të linit në kombinimin me salcën apo gjizën pa yndyrë. Linus Pauling, laureati i çmimit Nobel, rekomandoi doza të larta të vitaminës C. Dieta e dr. Max Gerson përfshin midis përbërsve të tjerë një dietë ushqimesh të gjalla, zarzavate të pasura me betakaroten dhe lëngje të pasura me fermente.

Mjekimi i pacientëve me kancer duke përdorur lëngun e filizave të grurit prej mjekes me famë botërore Ann Wigmare. Ajo ndezi revolucionin i cili rezultoi në një dyzinë të ashtuquajtura prodhime të gjelbërta, si pluhuri i prodhuar nga lëngu i filizave të grurit dhe elbit që nisi të dalë në treg. Të tjerë patën sukses në luftimin e kancerit vetëm me lëngun e karrotës. Të gjitha këto terapi kanë të përbashkët vetëm një gjë: lehtësimin e oksigjenimit të qelizave.

Mjeku alternativ Rudolf Breuss nga Austria eksploroi terapinë e agjërimit me lëngje. Disa pacientë kishin qëndruar për 42 ditë duke agjëruar me lëng zarzavatesh të kombinuara me disa çajra bimore mjekësore të veçanta. Duke aplikuar me vrojtime të suksesshme e duke përdorur faktet empirike të Rudolf Breussit, u gjet një rrugë për të ndihmuar me mijëra njerëz. Të gjitha analizat, rezultatet e radiografive dhe dokumentat që kryen pacientët e tij gjatë mjekimit nuk u publikuan asnjëherë. Në të kundërt puna e tij u kundërshtua, megjithëse shumë paciente që ai i mjekoi deri në shërim kishin ardhur pasi mjekësia kishte hequr dorë nga sëmundja e tyre. Ai kombinoi një numër zarzavatesh në një përzierje lëngjesh. Panxhari i kuq i cili është përfundimisht një ndihmës i plotë kundër rritjeve kanceroze, lëngu i karrotës për përmbajtjen e lartë të fosforit dhe rrepkat e kuqe dhe patatet për kancerin e mëlçisë. Kurimi për 42 ditë me lëngje dhe çajra dhe asgjë tjetër u kundërshtua nga shumë mjekë të cilët insistonin duke thënë se është e pamundur të jetohet kaq gjatë pa yndyrna e proteina dhe ata nuk donin të merrnin përgjegjësinë për jetë agjërim me lëngje. Por përgjigja e tij ishte: “Të vetmit pacientë që vdesin janë ata që hanë diçka ose u jepet diçka për të ngrënë. Të gjithë ata të cilët ju përmbajtën kurës së agjërimit me lëngje me rigorozitet, patën rezultate të mahnitshme duke u shëruar plotësisht.

Në numrin e ardhshëm do të paraqesim formën e plotë të kurimit me lëngje të Rudolf Breussit, si dhe çajrat që përdoren për kurimin e disa llojeve të kancereve dhe të sëmundjes së leuçemisë.

Vijon në numrin e ardhshëm

Janar-Shkurt 2014