Kanceri, sëmundje e pashërueshme apo…?

55

(…vijon nga numri i kaluar)

Shumë mjekë dhe shkencëtarë kanë dhënë mundin e përpjekjet e tyre në hulumtime shkencore për të arritur zgjidhje të ndryshme për lehtësimin dhe  kurimin e kësaj sëmundje. Arritjet e mjekëve të mjekësisë alternative kanë qenë të mëdha dhe përplasjet me mjekësinë medicinale kanë qenë të shumta. Në këtë shkrim po trajtojmë kurimin e kancerit, tumoreve dhe leuçemisë me metodën e mjekut alternativ Rudolf Breuss, i cili ka kuruar me këtë metodë rreth 40 mijë pacientë të sëmurë me leuçemi dhe tumore.

Kjo kurë, bazën e saj e ka në agjërimin me lëngje dhe çajra, që trupi të ushqehet sa më pak me proteina. Në kete menyre masa kanceroze, duke pasur nevojë për proteina, do të hajë atë masë që gjendet brenda saj. Me këtë mjekim pacientit nuk i lejohet të hajë asgjë për 42 ditë dhe të konsumojë vetëm lëng zarzavatesh dhe çajrat e rekomanduara. Ato nuk mund të merren sipas urisë së pacientit, por sa për të shuar urinë, pra jo më shumë se gjysëm litri në ditë. Sa më pak lëngje të pijë pacienti, aq më mirë do të jetë për të. Më e mira është që lëngjet të përgatiten në shtëpi dhe të gjenden zarzavate të rritura në mënyrë organike.

Si bëhet përzierja e lëngjeve?

Për të përgatitur lëngun marrim 3/5 panxhar i kuq, 1/5 karrota, 1/5 rrënjë selinoje, shtoni pak rrepka të zeza ose te kuqe dhe një patate të vogël.

Për shembull:

300 gram panxhar i kuq, 100 gram karrota, 100 gram rrënjë selinoje, 30 gram rrepka të zeza ose të kuqe një patate të vogël sa një vezë.

Nuk është e domosdoshme të shtohen patate, me përjashtim të rasteve me kancer të mëlçisë ku ajo është shumë e domosdoshme. Mund të pini një filxhan me çaj nga lëkura e patateve. Ky çaj duhet të pihet ngadalë dhe i ftohtë. Për të përgatitur këtë çaj merrni një dorë të plotë me lëkura patatesh, futini në një gotë uji 150 ml dhe i zieni për 2 deri në 4 minuta. Nëse ky çaj nuk ju shijon, tregon se mëlçisë suaj nuk i duhet. Lëngu i zarzavateve që shtrydhet me shtrydhëse duhet të kullohet me garzë që të mos ketë mbetje të perimeve.

Kanceri jeton vetëm me ushqime solide të futura në trup. Nëse për 42 ditë pacienti do të pijë vetëm lëngje zarzavatesh dhe çaj, rritja kanceroze vdes dhe gjatë kësaj kohe personi jeton shumë mirë. Për 42 ditë pacienti mund të humbasë 5 deri 15 kg dhe do të ndjehet mirë gjatë periudhës së mjekimit.

Çajrat e rëndësishme për mjekimin e kancerit

1. Çaji i sherebelës (Salvia Officinalis)

Merret një lugë gjelle të sherebelës së grirë imët dhe futet në një gjysëm litri ujë që vlon.Vlohet për 3 min dhe gjatë vlimit çlirohen nga sherebela fermente të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e të gjitha gjëndrave, palcës së kockave dhe disqeve të kollonës kurrizore. Pasi vlon 3 min futet 1 lugë gjelle me përzierjet e tre bimëve; lulebasani, nenexhik dhe bar blete (Melissa officinalis), duke e mbuluar me kapak dhe duke e lënë në qetësi për 10-15 min. Ky çaj duhet të pihet gjatë gjithë jetës për vlerat e saj kurative, sidomos për sistemin nervor qendror dhe kundër stresit.

2. Çaji i veshkave

Ky çaj i rëndësishëm përbëhet nga: 15gr këputje (Equisetum arvense), 10 g hither (lamium album) sidomos kur grumbullohet në pranverë, 8gr bar livadhi (polygonum avikulare) quhet gjithashtu dhe bar zogu, 5gr lule basani (hypericum perforatum). Kjo sasi pihet për 21 ditë rresht.

Përgatitja:Vendosni një lugë gjelle në 250 ml me ujë të nxehtë dhe lëreni në qetësi për 10 min. E kulloni lëngun dhe e lini mënjanë. Në gotën që ka gjethet shtohet një gotë tjetër me ujë të nxehtë dhe vlohet për 10 min të tjera. Më pas e kulloni lëngun dhe e bashkoni me lëngun e parë.

Çaji i veshkave duhet të merret vetëm tri javët e para. Sasia e lëngut prej 100ml  pihet i ftohtë dhe duhet të pihet ngadalë në mëngjes esëll dhe gota tjetër në darkë para gjumit. Gjatë kësaj kohet duhet të shmanget konsumimi i çdo lloj mishi.

3. Çaji i bimës Geranium Robertianum Cranesbill

Një kapje me 3 gishta të gjetheve të bimës futet në një gotë me ujë të nxehtë për 10 min. Pini një gjysmë gote çaj të ftohtë çdo ditë. Ky çaj është vital për të gjitha sëmundjet, veçanërisht për ata që kanë kryer mjekim me rreze, sepse çaji i tij përmban një sasi të vogël radium.

Për të përfituar nga mjekimi me lëngje, pacientët duhet të lënë përgjithmonë pirjen e duhanit dhe alkoolin, përndryshe ky mjekim nuk bën dobi.

Mënyra e saktë e përdorimit të këtij mjekimi

Në mëngjes fillohet duke pirë ngadalë 100 ml çaj veshkash të ftohtë. Pas 30-60 min pini 200ml-250ml me sherebelë të ngrohtë me lule basani, bar blete, nenexhik. Pas 30-60 min të tjera bëhet garagarë me lëng zarzavatesh, duke e mbajtur. Pas 15-30 min merrni përsëri një gotë me lëng zarzavatesh ose prisni deri sa t’ju marrë uria dhe pastaj mbushni gojën prapë me lëng gjatë mëngjesit merrni 10-15 herë lëng zarzavatesh, por vetëm nëse ju merr uria. Midis këtyre seancave pini çaj sherebelë, i cili tani mund të merret në çdo lloj sasie të dëshiruar. Këtyre çajrave nuk u shtohet asgjë për ëmbëlsim.

Në drekë dhe darkë pihet 100 ml çaj veshkor para se të bini për të fjetur. Ky çaj duhet të pihet vetëm 21 ditë të këtij mjekimi. Duhet të kihet parasysh se kur ndiqet mjekimi i përgjithshëm i kancerit për 6 javë apo për 3 javë lëngu i zarzavateve i përgatitur sipas udhëzimit duhet të pihet në koordinim me çajrat. Mos të pihet vetëm lëng zarzavatesh. Merrni atë vetëm duke mbushur gojën duke e përzier atë me pështymë. Një faktor tjetër është marrja e 200 ml në ditë me çaj nga bima duke mbushur gojën. Kjo bimë ka një sasi të vogël radium.

Lëngjet duhet të pihen ngadalë. Gjatë mjekimit është shumë mire që në pjesën më të madhe të kohës të bëni pak punë për të hequr mendjen nga të ngrënit dhe sëmundja dhe të mos shtriheni apo të pushoni. Përveç çajit veshkor kërkohen dhe çajra të tjerë. Nëse keni jashtëqitje të vështirë mund të përdorni një seri klizmash me çaj kamomili ose të pini pak çaj laksativ të lehtë si p.sh.çaji i senas.

Gjatë këtij mjekimi duhet mbikëqyrja e mjekut që ai të mund të ndjekë ecurinë e mjekimit dhe shëndetin e pacientit. Ai mund të kontrollojë tensionin e gjakut nëse është i ulët dhe mund të lëshojë recetën përkatëse për zemrën. Menjëherë pas operacionit pacientët nuk mund të fillojnë mjekimin total të kancerit. Pacienti qëndron dy deri në pesë muaj që të marrë veten. Gjatë kësaj periudhe duhet të pijë 60 deri në 120 ml lëng zarzavatesh në ditë dhe të konsumojë supë zarzavatesh dhe mish pule ose viçi dhe ndonjë ushqim të lehtë.

Mjekimi total niset atëherë kur ndjeheni mirë dhe të fortë. Ka shumë rëndësi që ushqimi të këtë pak kripë të zezë të detit. Për t’u ndjerë mirë dhe shpejt merrni çdo ditë një lugë çaj Eliksir.

Gjatë ditës mund të shtohet lëng molle, por ajo nuk duhet të përzihet me lëngje të tjera.

PËRFUNDIM

Meqënëse kanceri nuk është një sëmundje, por thjesht një rritje e pavarur, mjekimi me ilaçe në të vërtetë nuk ndihmon. Një rritje e tillë mund të zhduket vetëm me agjërim, me anën e mjekimit me lëngje siç është përshkruar më sipër. Përzierja e lëngut dhe çajrat përmbajnë të gjitha lëndët minerale, vitaminat dhe mikroelementët që i nevojiten trupit gjatë këtyre 42 ditëve. Nëse pacienti është i dobët mund të shtojë në dietë dhe lëng qepe. Me këtë lëng ata nuk vuajnë nga uria as nga etja gjatë kurës. Për të ndihmuar zemrën në mëngjes, duhet marrë në varësi të peshës trupore 20-40 pika tinkturë murrizi. Pacientët me kancer që vuajnë nga diabeti duhet të vazhdojnë mjekimin me insulinë gjatë agjërimit.

Përgatitja e lëngut të qepës

Merret dhe pritet në copa të vogla një qepe sa një kokërr limoni pa i hequr cipën e jashtme. Piqet qepa deri sa të zverdhet në pak vaj ulliri dhe shtohet ½ litër ujë i ftohtë. Qepa vihet të ziejë sa të zbutet e pastaj trazohet në të një kub bujoni zarzavatesh (supë zarzavatesh) pa përmbajtje mishi. Kjo masë kullohet duke marrë vetëm lëngun pa qepën.

Në numrat e ardhshëm do të përshkruajmë dhe çajrat përkatëse për kanceret e ndryshme dhe kurimin e leuçemisë.

Mars-prill, 2014