Kohli

75

Kohli është produkt kozmetik për sytë, me ngjyrë të zezë, me origjinë shumë të lashtë. Ai është përgatitur tradicionalisht nga galena (sulfid plumbi) dhe nga përbërës të tjerë. Kohli daton që në Epokën e Bronzit. Ai është përdorur gjerësisht në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, në disa pjesë të Afrikës Perëndimore dhe nëpër vende të tjera të Afrikës.

Kohli është përdorur tradicionalisht edhe në Egjipt nga mbretëreshat egjiptiane dhe gratë fisnike. Kohli është përdorur fillimisht për të mbrojtur sytë nga sëmundjet. Ai ka qenë përdorur për një kohë të gjatë edhe në Indi si produkt kozmetik. Përveç kësaj, nënat duhet të vendosnin kohël në sytë e foshnjave të tyre menjëherë pas lindjes. Disa e bënin këtë për të “forcuar sytë e fëmijës”. Ai shërben për t’i bërë qepallat e zeza dhe si bojë për vetullat dhe qerpikët. Ai është përdorur përgjatë shekujve kryesisht prej grave, por edhe nga burra dhe fëmijë.

img (4)Kohli ka emra të shumta: arabisht kuhl; urdu kajal; turqisht sürme; somali kuul. Ai është i njohur edhe si kohl, kehal ose kohal në botën arabe; surma, kajal ose gajal në Azinë Jugore dhe tozal në Nigeri etj.

Gratë e Gadishullit Arabik e përdorin kohlin si laps për sytë, si rimel dhe bojë për vetullat. Përveçse i bën sytë të duken të ndritshëm dhe më të mëdhenj, kohli besohet të ketë vlerë si një mbrojtës kundër sëmundjeve të ndryshme të syrit, infeksioneve etj. Ngjyra e tij e errët kontrollon shkëlqimin verbues të diellit në shkretëtirë, prandaj ai është përdorur si nga burrat dhe gratë e shkretëtirës.

Nga Ibn Abasi transmetohet se Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Me të vërtetë kohli më i mirë është ai i ithmidit (lloj peme). Ai qartëson shikimin dhe shton qerpikët” (Buhariu).

Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Në qoftë se lyhet me kohl ndonjëri prej jush, le të fillojë me të djathtën 3 herë dhe në të majtën 2 herë” (Tirmidhiu, Ibn maxheh, Ahmedi, Nesaiu).

Gjithashtu vërtetohet në hadithe të shumta se Profeti (a.s.) e ka përdorur kohlin.

Përgatitja e kohlit

Kohli është i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, por ai që e përgatit atë duhet të jetë shumë i kujdesshëm me faktorin higjienik. Kjo për shkak se substanca e përgatitur aplikohet në sy. Në zonat rurale të Bengalit, Kohli apo Kajoli përgatitet nga një kaktus i quajtur “Monosha”.

Si ta përdorni kohlin

Pastroni shkopin me një leckë të pastër të thatë. Futeni atë në shishe dhe rrotullojeni. Nxirreni shkopin, shkundeni lehtë për të hequr materialin e tepërt. Aplikojeni në sy. Përsëriteni të njëjtin proces për syrin tjetër.

Efektet shëndetësore

Kohli nuk konsiderohet i rrezikshëm nga mjekët, megjithatë këshillohet që të mos flini me sytë e lyer me kohl, edhe nëse ajo është bërë në shtëpi, sepse shton rrezikun e shkaktimit të një infeksioni.

Ndër shekuj është testuar formula ekzotike e kohlit dhe teknikat e përdorimit të saj dhe janë vërtetuar vlerat e saj të larta mjekësore në sajë të përbërësve, që janë një burim natyror i shëndetshëm për sytë. Përdorimi i saj jo vetëm që i jep ngjyrë të zezë syve tuaj, por me përdorimin e tij të rregullt sytë tuaj të lodhur do të relaksohen, kështu që kujdesi juaj për sytë nuk do të jetë më një problem. Gjithashtu kohli i mbron sytë nga rrezet ultravjollcë të diellit.

Historia ka provuar se kohli është zgjedhja më e mirë e grave për sy të bukur dhe të shëndetshëm.

Mars-prill 2013