Lajme- Risi dhe teknologji, prill 2017

87

Nga Armida Plumbi

Katër pajisjet që duhet t’i keni për 2017

Teknologjia vazhdon të ecw me hapa galopantë dhe për 2017 premton supriza nga më të veçantat.

Por në morinë e dhjetra-qindra produkteve të reja që kanë dalë deri më tani e që pritet të dalin deri në fund të këtij viti, përzgjedhja bëhet e vështirë.

Të gjitha nuk mund t’i kemi edhe për arsye portofoli. Për këtë ka menduar Tech Insider, që ka bërë një listë me katër produktet HiTech që duhet t’i keni me patjetër këtë vit.

Së pari, radhitet Amazon Echo. Ka shumë produkte që mund të shndërrojnë shtëpinë tonë në ‘smart’, por asnjë nuk është në lartësinë e Echos së Amazon. Kjo pajisje mund të bëjë gjithçka për ju, që nga telefonata për taksinë, të të lexojë shtypin e ditës, të të njoftojë për parashikimin e motit, trafikun dhe mbi të gjitha mund të të dëgjojë në distancë prej disa metrash largësi.

Së dyti, Nintendo Switch. Mund të mos jetë aq e dobishme sa Echo, por për të apasionuarit pas lojërave elektronike, ka një tjetër vlerë. Me këtë pajisje mund të luani lojërat më të fundit dhe në cilësinë më maksimale të mundshme.

Së treti, PlayStation 4. Pse ndodhet edhe kjo platformë video-lojërash në këtë listë kur është Nintendo Switch? E thjeshtë, Nintendo është e kufizuar si në treg ashtu edhe në gamën e lojërave që ofron, duke qenë se është relativisht e re në treg. Ky boshllëk plotësohet më së miri nga PS4, ku mund të luhen lojëra ekskluzive dhe në cilësi të shkëlqyer.

Së pesti, Apple AirPods. Kur u prezantuan nga gjiganti teknologjik amerikan, shumë ishin skeptikë, të tjerë reaguan keq, ndërsa shumë nuk kishin asnjë mendim. Sot, me këtë pajisje të Apple, që revolucionarizoi sistemin audio të pajisjeve të veta inteligjente janë ambientuar me miliona përdorues në botë dhe një pjesë e tyre nuk konceptojnë dot më kufjet me fishë.

 

Microsoft lançon programin për të punuar në grup

image-via-microsoft-670x394

 

 

Microsoft rilancon sfidën në terren të aplikacioneve për punë në grup përmes chatit.

Kompania e Redmond, sot ka njoftuar disponueshmërinë në nivel botëror për shërbimin e tij Microsoft Teams që u mundëson grupeve të punës, të konfrontojnë punën dhe të zhvillojnë projekte të çdo lloji, në një ambient chati në 360 gradë.

Pra, thënë ndryshe, krijohet mundësia e integrimit të audios dhe videothirrjeve, me përfshirjen edhe të chatbot, (mesazheve automatike). Madje është edhe mundësia e përdorimeve të personalizuara.

 

Pas lancimit të “preview” në nëntor, e përdorur tashmë nga 50 mijë organizime, Teams nga sot do jetë zyrtarisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit “business” të Office 365 in 181 vende në të gjithë botën.

Gjithashtu programi është në 19 gjuhë, përfshirë edhe shqipen. Platforma Teams integrohet me aplikacionet e paketës Office, siç janë Word apo Excel.

 

Kjo “veturë” do pushtojë rrugët e qyteteve

2657949

 

Edhe pse duket si një lodër fëmijësh, atë mund ta quani si të doni, ose veturë, ose biçikletë, por shumë shpejt mund të zërë hapësira të mëdha në rrugët tona.

E konceptuar si një biçikletë me 4 rrota, ajo mund të shërbejë për transportin e një personi brenda qytetit pa harxhuar energji dhe pa u shqetësuar shumë për të gjetur parkim.

Por ndryshe nga biçikletat klasike ajo ofron disa avantazhe. E para mund të përdorësh pa u shqetësuar nëse është kohë e mirë apo shi.

Së dyti, ajo ka një bateri që mund të të ndihmojë në ecje deri në 60 kilometra dhe mund të arrijë deri në 25 km/orë.

Së treti, nuk do keni kurrë probleme me ekuilibrin.

 

 

Samsung një konkurrent i fortë, pritet të sjellë në treg 22 modele të reja të TV

samsung-qled-tv

Kompania Samsung është bërë një kompani e fuqishme dhe gjithmonë në rritje. Duke mos hequr dorë nga televizorë të lakuar, mësohet se kanë planifikuar të nxjerrin në tregjet botërore edhe 22 modele të reja.

Kjo duket të jetë një befasi duke pasur parasysh se Sony dhe LG kanë hequr dorë nga televizorët e lakuar.

Kompania duket se do të fokusohet në televizorë, të cilët janë më të mëdhenj se sa 65 inç, përfshirë edhe modelin e fundit që është në krye të rangut të këtyre televizorëve QLED TV. Një përfaqësues i Samsung ka bërë të ditur se tregu për televizorë të lakuar ka shënuar rritje çdo vit ndërmjet 20 deri në 30 për qind, duke i dhënë shpresa kompanisë se edhe në të ardhmen këta televizorë do të jenë atraktivë.

Revista “Familja”, prill 2017