Risi dhe teknologji, maj 2017

129

Nga Armida Plumbi

WhatsApp lëshon stafetën, ky është aplikacioni më popullor pas Facebook

Aplikacionet e ndryshme si Facebook, Whatsapp, Viber, Messenger janë bërë pjesë e rëndësishme e komunikimit mes njerëzve. Ato kanë lehtësuar komunikimin tonë, duke pasur mundësi të shkëmbejmë mesazhe në aplikacionin që ne preferojmë.

Të gjithë besoj e dimë që aplikacioni që përdoret më shumë është Facebook. Pas tij renditej Whastapp, por tani lista ka ndryshuar.

Duket se WhatsApp po e lëshon stafetën, pasi tashmë aplikacioni i dytë më i përdorur në botë pas Facebook është Messenger.

Ky aplikacion konfirmoi këtë javë se ka 1.2 miliardë përdorues aktivë, duke e bërë një nga mjetet e komunikimit me rritje më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Mësohet se vetëm nga korriku i 2016-ës, Messenger arriti shifrën 1 miliard përdorues aktivë.

Facebook Messenger është tashmë i dyti më i përdorur në aplikacionet iOS, dhe mund të përdoret nga çdo person mbi 13-vjeç, edhe nëse nuk ka një llogari në Facebook.

maxresdefault (1)

Ja si të zbuloni nëse iPhone-i juaj është origjinal apo fals

Shumë njerëz kur blejnë një celular të ri duan ta dinë nëse ai është origjinal apo dikush është duke i mashtruar.

Nëse dëshironi të dini se mund ta kuptoni kur një iPhone është origjinal ose fals, duhet ta kontrolloni numrin e serisë të tij.

Për ta kontrolluar numrin serisë, ju mund të:

  • Shkoni në Settings
  • Më pas të shkoni në General
  • Pastaj tek About
  • Rrëshqisni poshtë dhe kontrollojeni numrin e serisë (Serial Number).

Shënoni numrat dhe kontrollojeni vërtetësinë e tyre tek ky link: https://checkcoverage.apple.co… numrin e serisë.

Nëse thotë se numrat janë jovalid, atëherë iPhone i juaj është fals. Nëse ju del mesazhi që thotë “Na vjen keq, por ky numër serie nuk është valid”, atëherë ka shumë gjasa që celulari juaj të jetë fals.

maxresdefault (2)

iPhonët e rinj me 3 gigabajt RAM dhe mbushje të shpejtë

Sivjet pritet të prezantohen tri modele të ndryshme të iPhone 8, versionet me ekrane LC dhe OLED 5.5, 4.7 dhe 5.8-inç.

Sipas raportimeve të fundit, të tre këto modele do të kenë 3 gigabajt RAM dhe do të mund të mbushen më shpejt.

Dy telefonat do të vijnë me opsione në memorie duke filluar nga 32 e deri në 256 gigabajt, derisa ai 5.8-inç do të ketë 64 dhe 256 gigabajt RAM memorie. Ky model do të jetë më i fuqishëm shkaku i dy pakove të baterive.

Këta telefona pritet të lançohen në shtator të këtij viti.

People pose with mobile devices in front of projection of Facebook logo in this picture illustration taken in Zenica

Facebook ndërmerr masa të reja kundër “fake news”

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook njoftoi sot se do të rriste luftën kundër informacioneve të rreme (“fake news”), nëpërmjet mbikëqyrjes së sjelljeve të dyshimta, si mesazhe të përsëritura apo masive dhe mbyllja e llogarive.

“Objektivi është të sigurohemi që njerëzit të ndihen mirë për atë që pretendojnë të jenë në rrjetin social. Ne kemi konstatuar se kur njerëzit përfaqësohen në Facebook ashtu si janë në jetën reale, ata reagojnë në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi në një blog Shabnam Shaik, anëtare e ekipit të mbrojtjes dhe asistencës së Facebook.

“Llogaritë e rreme nuk aplikojnë këtë model dhe janë të lidhura ngushtë me krijimin dhe përhapjen e spam-eve”, shtoi ajo.

Çdo llogari e dyshuar është ndërprerë tashmë dhe menaxhuesi i saj i është nënshtruar verifikimeve për identifikimin.

“Në Francë, riforcimi i luftës së ndërmarrë nga Facebook ka çuar në ndërhyrjen e 30 000 llogarive”, theksoi Shabnam Shaik.

Që prej zgjedhjes në SHBA të Donald Trump, Facebook ka njotuar tashmë disa iniciativa për bashkëpunim më të ngushtë me median dhe për limitimin e informacioneve të rreme.

electric-e-skin-research

Zbulim i ri – Lëkura elektronike arrin të tregojë gjendjen shëndetësore

Disa shkencëtarë në Japoni kanë zhvilluar një teknologji të re, e cila është një lëkurë elektronike që mund të përdoret për të monitoruar shëndetin.

Pajisja, e quajtur E-Skin është qarku organik më i hollë në botë, i cili mund të përdoret si një lëkurë e dytë që duket si një tatuazh. Kjo është 10 herë më e hollë se lëkura e trupit dhe më e lehtë se një pupël.

Shkëncëtarët kanë thënë se mund të përdoret për të parë se si është gjendja shëndetësore, si dhe po punojnë për të vënë një ekran, nga i cili mund të shihet televizor.

Maj 2017