Lajme -Risi dhe teknologji, mars 2017

99

Modelet e reja të iPad vijnë në muajin maj

Edhe pse shumë fansa të produkteve të Apple pritnin që kompania të lansojë tre iPad-ët e rinjë në fillim të 2017, me sa duket duhet të presim më gjatë.

Më herët është raportuar se tabletët e ri do të vijnë në verë, mirëpo sipas një informate të re, dy prej modeleve do të arrijnë në maj.

Sipas burimeve të afërta me kompaninë, Apple pritet të sjell një iPad me 9.7 inç, një model me ekran 10.5 inç dhe një përmirësim të iPad Pro me ekran prej 12.9 inç. Dy modelet e fundit pritet të fuqizohen me procesorin e ri, A10X.

Sipas KGI, iPad Pro me 12.9 inç do të jetë përmirësim i modelit të gjeneratës së parë. Vëmendjën kryesore pritet të marrë modeli me 10.5”, i cili do të ketë korniza më të vogla.

Apple ka shitur 42.5 milionë njësi të iPad vetëm vitin e kaluar.

Instagram: Në një postim tani mund t’i keni deri në 10 foto ose video!

616f4f52d1726c96412d0c66184694ed3b43401e

Në fillim të këtij muaji, disa njerëz filluan të shohin mundësinë e integrimit të disa imazheve në një postim të vetëm, në versionin beta të aplikacionit të Instagram për Android.

Pas disa javë testimesh, tipari sot është bërë zyrtar. Tash e tutje, ju mund të shtoni deri në 10 foto ose video në secilin prej postimeve tuaja në Instagram.

Tipari është i thjeshtë për t’u përdorur, kur ngarkoni fotot do të shihni një ikon e cila nëse klikohet, do t’ju mundësojë të zgjidhni disa foto dhe video.

Pasi të keni vendosur se cilat foto doni t’i ndani, mund të shtoni filterin për të gjitha nga to njëherësh, ose për secilën prej tyre, veçmas. Këto foto do të kenë një përshkrim të përbashkët dhe do të shfaqen të njëpasnjëshme. Nëse rrëshqisni gishtin në anën e majtë, do të mund të shihni të gjitha prej tyre në postimin e bërë.

Tipari është pjesë e Instagram 10.9 për Android dhe iOS.

Intelegjenca artificiale ia kalon njerëzve në testin e IQ-së

Artificial-Intelligence01_Web

Hulumtuesit e universitetit Northëestern kanë krijuar një model për programin e intelegjencës artificiale i cili ka performuar më mirë se njerëzit në testin standard vizual të IQ.

Testi përmban një seri të mostrave dhe pyet të testuarin të zgjedh se cila mostër prezanton progresin natyral të serisë.

Këta hulumtues kanë deklaruar se rezultati është një hap i rëndësishëm për të bërë intelegjencën artificiale të kuptojë botën njësoj si njerëzit.

“Problemet që janë të vështira për njerëzit janë të vështira edhe për IA, duke dhënë kështu dëshmi se operacioni është duke kapur disa nga tiparet e rëndësishme të aftësisë njohëse të njerëzve.” – ka bërë të ditur Ken Forbus nga ekipi i universitetit.

Nëse dojmë që kompjuterët të zgjidhin probleme të komplikuara, duhet që t’i bëjmë ata të kuptojnë analogjinë e gjërave dhe më pas të formojnë përfundime duke i lidhur dy tema të ndryshme, dhe për këtë arsye, hulumtuesit kanë zgjedhur programin e analogjive.

 

Risitë e iPhone 8 jashtë çdo parashikimi

facebookbeaqere

The Wall Street Journal raportoi se kompania Apple është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017.

iPhone 8 do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot. Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me ëireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, iPhone 8 do të mund të mbushet nga një distancë e largët, edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës. Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar iPhone 8 pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.

Rikthehet në treg telefoni më i dashur në botë, NOKIA 3310

auto_nokia-3310-mwc1487935914

Ju ka munguar zilja e famshme, po bateria që nuk harxhohet? Për të mos folur për lojën e famshme “Snake Xenxia”? Me siguri të gjithë të lindurit e viteve 2000 duhet të jenë duke ngritur sytë me habi teksa lexojnë këtë lajm, kurse nostalgjikët me siguri janë duke buzëqeshur tani. I pashkatërrueshmi Nokia 3310 është rikthyer pas plot 17 vitesh nga versioni origjinal i telefonit ikonë të viteve 2000.

Nokia 3310 nga qarkullimi në vitin 2005, por deri atëherë numëroheshin më shumë se 126 milionë modele të shitur e përdoruar anembanë globit. Versioni i ri i telefonit është një produkt i HMD Global, kompani e cila zotëron licencën e prodhimit të telefonave me markën “Nokia”. Telefoni funksionon me rrjetet celulare 2G dhe sistemin operativ Symbian S30+.

Avantazhi kryesor i këtij telefoni padyshim është jetëgjatësia e baterisë. HMD premton 22 orë jetëgjatësi baterie për 22 orë bisede. Butona të fiksuar, ekran me ngjyra dhe një kamera modeste në pjesën e pasme 2 megapixel, janë disa nga detajet e modelit të ri të Nokia 3310, i cili ka edhe disa shërbime më shumë shtesë. Gjithashtu ka të instaluar një version klasik të lojës së famshme Snake. Çmimi i 3310-ës së ri është 49 Euro.

Armida Plumbi