Margaritari i zemrës sime

163

Ti u zbukurove me thinja

Por shpirti s’tu mplak kurrë.

 

Ti do të mbretërosh ndër vargje

E bukur, e brishtë si dikur.

 

E dashur nënë, ti më lëkundje në djepin e dashur të fëmijërisë

Gjithqysh fëmijë të kisha mbetur pranë burimit të dashurisë.

 

Ti me kohën pakt nuk bëre

Nuk kërkove as mëshirë.

 

Ti shumë gjëra në jetë deshe

E kërkove, të paktën lumturi.

 

Shumë dashuri dhurove pa asgjë në këmbim

Në zemrën time skalite, pranverat me diell e gëzim.

 

U rrudhe në të shumtat vështirsi

E askush s’të mbajti përdore.

 

U trazuan dallgët e shpirtit tim

E nga dora kurrë s’më lëshove.

 

Mbijetove në betejat e shumta

Që veç shpirtit, s’ti din askush.

 

Ta prishi gjumin një rënkim.

E netët u zbardhën me ty zgjuar.

 

E përvuajtur me nise në jetë

E ndrojtur dhe mallin pa shuar.

 

Për ty nënë stina shumëngjyrëshe

Zgjat përjetë në një shikim.

 

Në sytë e tu, pasqyruar

Hije e lehtë… imazhi im!

 

Fluturim Nela