Një dashuri e çuditshme bashkon çiftin

109

Nga Armida Plumbi

Mos mendoni për çiftet e tjera, merrni shembullin tuaj dhe të bashkëshortit tuaj. Dua të them, dashuria midis teje dhe burrit tënd a është e çuditshme, pse? A keni ju lidhje gjaku me bashkëshortin tuaj? A njihnit ju njëri-tjetrin edhe më përpara kur vendosët të martoheshit? A e keni pasur pranë kur keni vuajtur apo keni pasur vështirësi në fëmijëri? JO!

Por nga ana tjetër ju jeni mendërisht e përgatitur për ta pranuar atë, për t’u kujdesur për të, për ta dashur, për të gatuar për të, për t’u kujdesuar për fëmijën e tij në të ardhmen…në pak fjalë gjithë jetën tuaj ia dedikoni atij. Në të njëjtën mënyrë një burrë është gati të kujdeset për gruan e tij, për t’i siguruar asaj ushqim, veshje dhe çdo gjë që asaj i nevojitet dhe i premton babait të saj se do ta bëjë të lumtur përgjatë gjithë jetës. Ai merr përsipër sigurinë e saj si përgjegjësi të tij.

Cila është fuqia e cila bashkon dy zemra nga dy pjesë të ndryshme të botës të cilët nuk e njohin njëri-tjetrin apo familjet respektive, që bashkohen e atashohen kaq shumë sa harrojnë lumturitë vetjake për lumturinë e bashkëshortit/es.

DASHURIA…A nuk je dakort që kjo dashuri është e çuditshme?

Bashkëshortja pranon prindërit e bashkëshortit si të sajët, burri po ashtu pranon prindërit e gruas…jo vetëm prindërit, por edhe motrat, vëllezërit, të afërmit, miqtë dhe çdo person që u qëndron pranë i konsideron si njerëzit e tij.

Allahu (xh.sh.) thotë: “Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Sure Rrum, 21)

Është Allahu ai që e krijon këtë lidhje të fortë dashurie midis bashkëshortëve…Këto janë shenja për ata që mendojnë…

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kur burri dhe gruaja e shohin njëri tjetrin me dashuri, Allahu i shikon ata të dy me mëshirën e Tij”. (Buhariu)

Ky hadith i jashtëzakonshëm është argument se Allahu (xh.sh) i do ata bashkëshortë që e duan njëri-tjetrin për hir të Tij. Mëshira e Allahut është një bekim i fortë, ndaj ne duhet të jemi falënderues për këtë. Dy njerëz tërësisht të ndryshëm, një ditë të bukur vendosin të jetojnë së bashku nën një çati, duke u kujdesur dhe e dashur njëri -tjetrin. Imagjinojeni se si është kjo e mundur?

Si e pranoni bashkëshortin në jetën tuaj kur ju e njihni shumë pak atë? Po, Dashuria është e çuditshme dhe kjo dashuri e çuditshme është e krijuar nga Allahu, ashtu siç na krijo edhe ne nga asgjëja.

Ndaj le të themi “Elhamdulilah” për një moment për bekimin e mrekullueshëm të quajtur DASHURI të cilën e ndjejmë për bashkëshortin tonë, e cila na bën ne të harrojmë të gjithë zënkat, bisedat dhe problemet në jetën tonë dhe na bën që të jetojmë nje jetë të lumtur së bashku.

Rev. Familja, janar 2015