Po rroga kur?!!!

102

Nga Ledja Kapxhiu Hasanaj

Jetojmë në një kohë në të cilën askush nuk mundet të jete i kenaqur apo për më tepër i vetëkënaqur me realitetin ku jetojme, pasi cështjet ekonomike kanë përfshirë jetën e të gjithëve ne. Thuajse gjithë mediat janë komentuese të situatave që kanë në qendër të tyre ekonominë.

Me të drejtë, shumë mund të bëjnë pyëtjen se si është e mundur në një kohë kur cmimi i  naftes, bukes, dritave, ujit etj, janë duke u rritur me ritme të shpejta,  rroga nuk po pëson asnjë ndryshim. E në fakt ky është një paradox që po “vret” shumë njerëz.

Ka një presion popullor dhe publik për rritjen e pagave. Në disa sektorë jetik të shërbimeve publike, sidomos në drejtësi, arsim dhe shëndetësi, rritja e pagave sugjerohet si një injektim për të kufizuar korrupsionin. Në sektorin privat kërkohet si një mekanizëm për të rritur produktivitetin dhe motivimin në punë.

Në disa sektorë të tjerë, ku mbizotëron paga minimale, si fasonët apo punëtorët e krahut, rritja e pagës minimale kërkohet si një masë për të nxjerrë nga varfëria familjet e punëtorëve të keqpaguar. Pra, të gjithë të punësuarit, në sektorin shtetëror apo privat, kërkojnë në një zë rritjen e pagave. Reagimi ndaj këtyre kërkesave do të ishte një përgjigje sociale. Sidomos për rritjen e pagës minimale dhe pagave të ulta.

Shqipëria ka nevojë për më shumë punonjës të specializuar dhe rikthimin në vend të studentëve të rinj, të arsimuar në Perendim dhe të mbrojtur me një kulturë me të plotë dhe me më shumë ekspertizë se moshatarët e tyre brenda vendit. Nga nna tjetër edhe shume prej studentëve të cilët përfundojnë suksesshëm në vendin tonë, zgjedhin të largohen me mundësinë e parë që ju jepet jashtë shtetit. Gjithashtu me rëndësi për tu përmendur është fakti se shumë shtete janë duke praktikuar politika “thithëse” te ajkës së fuqise punetore nga vende të tjera, përfshirë edhe vendin tonë.

Por këto nuk janë problem i vetëm,  pasi edhe diferencimi i pagës që merr një punonjës mashkull  me një punonjëse femër është tepër diskriminues.

Shpresojmë që të vijë koha në një të ardhme të afërt që populli të ndërgjegjësohet, politikat të ndryshojnë, dhe të gjitha këto probleme sociale që permendem të zbehen.

Shtator-Tetor 2015