Çfarë të bëni kur fëmija ua sjell në majë të hundës?

176

Nga Elona Çeço

Kur nxehet situata në shtëpinë tuaj kush e merr në dorë qetësimin e stuhisë? A e qetësoni dot situatën kur jeni në nxitim e sipër? Fatkeqësisht shumë nga ne harrojnë se prindërimi nuk është çështje urgjence. Kur ne shohim se fëmija po na kundërshton, ndjejmë nevojën për të ndërhyrë direkt. Pra ne nxitohemi dhe zakonisht në vend që ta ulim tensionin, ne krijojmë një cunam.

Si të jepni shembullin e vetëmenaxhimit dhe të rrisni inteligjencën emocionale tek fëmijët tuaj në vend të dramave dhe tantrumeve:

  1. Kujtohuni se asgjë nuk është urgjente. Qetësojeni veten dhe kujdesuni për veten para se të bëni reagime të shpejta.
  2. Kujtojeni veten se fëmija nuk po sillet keq vetëm për të të ngritur nervat ty. Nëse po reagon keq do të thotë se ai po shpreh në mënyrë të papërshtatshme emocionet të cilat nuk mundet t’i shprehë dot me fjalë. Truri i tij është akoma duke u zhvilluar në këtë fushë ndaj atij i duhet ndihma juaj.
  3. Kontrolloni veten, jo fëmijën. Ju nuk mund ta ndihmoni fëmijën nëse jeni e nervozuar. Detyra juaj është të qetësoni veten fillimisht dhe më pas do të shikoni se dhe fëmija bëhet i arsyeshëm.
  4. Tregohuni të gatshëm të dëgjoni shqetësimet e fëmijëve. Nëse fëmija është i bindur se po dëgjohet, atëherë s’ka pse të bërtasë. Fëmijët mësojnë menaxhimin e emocioneve nga modelet tona, ndaj nëse ne bërtasim nuk është model i mirë për ta. Sigurisht që duhet të vendosni kufij për sjelljet rrezikuese, por kjo duhet bërë duke krijuar siguri emocionale dhe mbështetje.2012_03_dvf-kids
  5. Zbuteni zemrën. Çfarë të bëni nëse fëmija është në nerva e sipër dhe nuk zbutet? Zbutuni ju të parët. Sigurisht që mund të jeni ju ai që ka të drejtë, por në atë moment është më e rëndësishme të tregoni se keni të drejtë apo se jeni të dashur? Edhe fëmija juaj do të zbutet më pas dhe do t’ju tregojë lotët dhe frikërat prapa atij shpërthimi të inatit.
  6. Merrni një pushim. Nëse e shihni se jeni shumë të nxehur dhe nuk mund të zgjidhni asgjë për momentin thuajini fëmijës se keni nevojë të qetësoheni dhe do të flisni për atë çështje më vonë me të. Pasi të qetësoheni rikrijoni lidhjen me fëmijën tuaj duke i treguar atij dashurinë tuaj dhe më pas diskutoni mbi mosmarrëveshjet.

Zihuni në mënyrë të përshtatshme para fëmijëve

4-Signs-Divorce-is-Best-Thing-for-the-KidsKur fëmijët shohin prindërit e tyre të zihen, zhvillimi i trurit të tyre mund të ndikohet. Tashmë është e qartë se fëmijët që rriten në ambjente të dhunshme kanë më shumë gjasa të jenë të depresionuar, antisocialë apo të dhunshëm. Studimet e reja tregojnë se fëmijët që janë të pranishëm në konflikte të mëdha familjare apo që përjetojnë abuzim fizik kanë reagim të trurit të ngjashëm me atë të ushtarëve në luftë. “Kur nivelet e stresit në familje janë të larta, ka gjasa që të ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës” thotë Eamon McCrory, Ph.D.

Nga ana tjetër, ta mbash brenda gjithë nervozitetin apo zhgënjimin për hir të fëmijëve nuk është ndonjë ide e mirë. “Tensioni i pashprehur mund të jetë më stresues se vetë zënka” thotë Dana Dorfman, Ph.D., psikoterapiste. “Fëmijët përdorin imagjinatën e tyre për të plotësuar tablonë të cilën ju nuk po e shprehni”. “Është mirë që tu kushtoni vëmendje dhe të shprehni ndjenjat tuaja, por në mënyrën e duhur. Fëmijët tuaj do të përballen me situata të ngjashme kur të rriten. Jepni modele ndihmuese për ta” thotë Dorfman.

Zënkat në sy të fëmijëve u japin atyre një mësim të mirë: Njerëzit jo gjithmonë mund të bien dakord dhe prapë të qëndrojnë të lidhur. “Nuk është e thënë që konfliktet tu japin menjëherë fund marrëdhënjeve” thotë Dorfman. “Flisni me fëmijët rreth kësaj. Tregojuni se është normale që të ziheni ndonjëherë, por nëse e doni njëri-tjetrin çdo gjë zgjidhet.” Nëse fëmijët ju kanë parë duke u zënë sigurohuni që t’ju shohin edhe duke u pajtuar dhe mos u përpiqni të krijoni skema pajtimi fallco sepse fëmijët tuaj do e kuptojnë menjëherë atë që nuk është reale.

Shtator-Tetor 2015