Poezi nga Arbëria Abdushi

70

Më merrni

M’i merrni të gjitha sonte
edhe këto fletë të djegura, të lënë në një anë,
M’i merrni edhe shpresat, se s’dua t’ia di,
Në gji, është shpresa që i bën gjërat hi!

M’i tretni lotët në ujin e detit,
besoni, do t’i japin shumë idhëtisë ndryshim!
Janë sikur loti, nuk rrëfehen dot,
ndjen një vrull zemre që përpëlitet me not!

M’i pritni edhe ato gërsheta ngjyrë gri,
të forta, të vrazhda sa vet ata sy,
m’i shpalosni të gjitha nga supet e mia,
se ëndrra ime po vjen nga rrugët e tija!

M’i hiqni edhe ato të njelmëta buzë,
se s’kam nevojë për të huajin autobus,
më lini të arrij majë majës së malit,
dhe të bërtas që atje: ja ku jam unë-i gjalli!

Më lini të shuaj gjithë fjalët e brishta,
të parkoj fuqinë brenda kësaj bote,
shkarkoj gjithë ç’kam në patkonjtë baltë e pluhur të zi
se ti je hero që kufi të mirës s’i gjen askund në këtë gjithësi!
Bijë e së vërtetës

E mbështetur në kraharorin e jetës.
Zhbirësoj të gjithë që më kërkuan.
Të jem bijë e së vërtetës.
Më mirë se e një njeriu të huaj!

Në azile më mirë të përfundoj.
E bukë nënçmuese në shtëpinë time të mos kem.
Se gjaku i huaj bëhet i yti.
Kur prej të huajit dashurinë e merr!

Më birësoni në fyejt e barinjve.
Në ato shkrepa të pjerrët buzëlëshuar.
Tatëpjetën ta ka vizatuar jeta.
Që të bëhesh një ditë pronar i lumturive!

Arbëria Abdushi

Revista “Familja”, nentor 2016