Revista “Foleza Jeshile”, më e mira për fëmijët tanë!

43

Të dashur fëmijë dhe ju prindër të nderuar!

“Foleza jeshile” eshte nje reviste periodike per femije. Në faqet e revistës ‘’Foleza Jeshile’’ do të gjeni tematika interesante, që plotësojnë kërkesat e lexuesve te vegjel për edukim dhe argëtim. “Foleza Jeshile” synon të bëhet zëdhënëse e fëmijëve kudo që jetojnë, duke pasqyruar elemente fetare islame, por edhe ato atdhetare, të përshtatura per grupmoshën e tyre. Kjo revistë, i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore.

Objektivat e kësaj reviste janë:

  • edukimi i fëmijëve nëpërmjet përrallave,
  • vjershave, si dhe tregimeve;
  • zhvillimi intelektual i fëmijëve nëpërmjet rubrikave mozaik apo lojëra shpejtësie;
  • argëtimi i tyre realizohet nëpërmjet rubrikave zbavitëse, në këtë rubrikë fëmijët vizatojnë,
  • zbulojnë labirinte etj.