Rreth revistës ”Foleza Jeshile”

55

Rreth revistës ”Foleza Jeshile”

Të dashur fëmijë dhe ju prindër ju ftoj të jeni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj.
Revista ”Foleza Jeshile”, i vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë apo në shkollën fillore.

Kjo revistë përbëhet nga një staf i kualifikuar, të cilët japin kontributin maksimal në mësimin e fëmijëve në disa drejtime: Të shkruajmë saktë gjuhën shqipe, të mësojnë shprehi të reja në komunikim dhe gjithashtu duke i frymëzuar të bëhen pjesë e kësaj reviste nëpërmjet konkurseve të ndryshme që kjo revistë zhvillon.

Objektivat e kësaj reviste janë: Edukimi i fëmijëve tanë nëpërmjet përrallave, vjershave si dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar.
Zhvillimi intelektual i fëmijëve zhvillohet nëpërmjet rubrikave mozaik apo lojëra shpejtësie ku fëmijët mësojnë dhe garojnë në kuicet e ndryshme.
Për një edukatë të mirë dhe fëmijë të zhvilluar revista ”Foleza Jeshile” sjell rubrika plot njohuri dhe argëtim.

”I fisnikëroni fëmijët tuaj dhe u jepni edukatë të mirë.”
Nga Muhammedi a.s

Per ta shfletuar të plotë numrin e ri të kësaj reviste klikoni në: online.flipbuilder.com/folezajeshile/ycue

Adresa: Rr. ”Ali Demi” Nr. 14, Ap.1
Email:folezajeshile@hotmail.it
Tel: 067 40 99 567 ose 067 20 63 706