Si të ndikojmë tek njerëzit?

91

Njeriu për nga vetë natyra e tij është egoist dhe dëshiron së tepërmi të jetë në qendër të vëmendjes. Kështu, ai përpiqet me çdo mënyrë që të arrijë të ketë një ndikim sa më të madh në shoqërinë ku ai bën pjesë. Shpesh herë mbase e gjejmë veten të bëjmë gjëra që janë jashtë karakterit dhe personalitetit tonë, por ia lejojmë vetes të dalim jashtë saj vetëm për të përmbushur disa qëllime të jashtme. Një faktor tepër i rëndësishëm që ndikon është edhe opinioni publik, i cili depërton thellë në ndërgjegjen e gjithkujt prej nesh, saqë shpesh herë jemi të destinuar të vuajmë vetëm për hir të tij. Është e habitshme, por e vërtetë që shumë vrasës dhe kryetarë bandash preferojnë të tërheqin vëmëndjen e opinionit publik me krimet e tyre vetëm për hir të famës, pavarësisht llojit të saj, i famshëm për mirë, apo për keq. Pra, ndjenja e egos tek njeriu është tejet e theksuar. Shoqëria e telekomit e Nju Jorkut ka bërë një studim analizë, për të mësuar se cila është fjala që përdoret më shumë në bisedat telefonike. Ky është përemri “unë”. Ai përdoret 3990 herë në 500 biseda telefonike. Por, për të qenë ti në qendër të vëmendjes dhe për të lënë një ndikim sa më të madh tek të tjerët, duhet të njohësh themelet e marrëdhënieve njerëzore dhe pastaj ti ndërtosh ato. Kjo është një betejë e fortë, një betejë ku merr pjesë ti dhe vetja jote, një betejë e cila është vetëm për ty. Për ta fituar këtë betejë duhet të ndjekësh një strategji, e cila përmbledh disa pika që duhet të respektohen:

Mos fajëso! Na ndodh shpesh, madje me njerëzit tonë më të dashur që t’i qortojmë dhe t’i fajësojmë për çdo gjë që nuk na vjen për së mbari. Dhe cili është reagimi tyre? Ato do të pozicionohen në një pozicion mbrojtës dhe nuk do ta pranojnë fajin, do të mërziten dhe do të hakërrehen në fytyrë dhe rezultati: asgjë e hajrit… Në vend të kësaj ne duhet të kujtojmë se në marrëdhënie me njerëzit ne kemi të bëjmë jo vetëm me logjikë, por edhe me ndjenja, me shpirtra të mbushur me krenari, dëshira dhe vetëkënaqësi. Të fajësuarit e tjetrit është kotësia më e madhe dhe gjëja që duhet të bëjmë ne është të flasim një herë për meritat e atij që kemi përballë, të dëgjojmë arsyetimet e tij, të tregohemi të kuptueshëm dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, për të rregulluar gjendjen.fun-gifts-for-a-heart-broken-friend

Vlerëso sinqerisht dhe harroji lajkat. Nëse dikush na bën një kompliment, ne do ta kujtojmë gjatë atë njeri së bashku me fjalën e tij. Nëse dikush na thotë që ne jemi të aftë dhe të zotë, ne do të përpiqemi që mos ta zhgënjejmë atë edhe nëse aftësitë tona nuk janë në cilësitë e kërkuara. Kjo do të thotë se fjala e tij na inkurajon dhe ne përpiqemi të bëhemi ashtu siç të tjerët na njohin. Kjo do të rrisë optimizmin tonë, aftësitë tona, entuziazmin tonë dhe nga ana tjetër puna jonë dhe vullneti ynë i shërben asaj çka ne bëjmë. Por duhet të dallojmë vlerësimet e sinqerta nga lajkatimet, pasi të parat janë të vërteta dhe të dytat mashtruese, të parat dalin nga zemra dhe të dytat nga goja, të parat pëlqehen dhe të dytat përbuzen.

Krijo tek tjetri dëshirën për të kryer punën që do ti. Çdokush që është bërë nënë e di shumë mirë sa e vështirë është ta bindësh fëmijën që ta hajë ushqimin, që është i shëndetshëm për të. Nëse ne i themi fëmijës  që qumështi është më i shëndetshëm se patatinat, prandaj ti duhet ta konsumosh atë, ai sigurisht që nuk do të të bindet. Por nëse i thua që nëse ti e pin çdo mëngjes gotën e qumështit do të bëhesh i fortë dhe i shëndetshem dhe djali që rri në shtëpinë ngjitur me ne nuk do të ta marrë më biçikletën me forcë, sepse ti do të bëhesh më i fortë se ai. Në këtë mënyrë ne e bindim atë lehtë duke realizuar qëllimin tonë me dëshirën e tij, pa imponime dhe mërzitje. E njëjta metodë mund të praktikohet në punë e kudo tjetër.

A33DPY_2614231bShfaq interes për tjetrin. Një proverbë e urtë austriake thotë: “Ai që nuk interesohet për të tjerët, e mertiton të përballet me një jetë të vështirë”. A nuk gëzohemi pa masë kur na telefonojnë dhe interesohen për shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë? Janë detajet e vogla, ato që na bëjnë të fitojmë dashurinë e të tjerëve. Kur gruaja gatuan ushqimet e preferuara të burrit, kjo e rrit dashurinë mes tyre, pasi ajo në këtë mënyrë ka shfaqur interes për dëshirat e tij dhe për të. Profeti Muhamed (a.s.), i zgjedhuri i njerëzimit, interesohej më shumë se askush tjetër për njerëzit, gjë që e bënte atë shumë të dashur për ta. Kujtojmë hadithin kur njëri prej idhujtarëve i vinte çdo ditë atij ferra përpara derës së shtëpisë, dhe ai nuk shkonte ta qortonte, por i largonte ato duke duruar. Një ditë doli dhe s’gjeti gjë, pyeti për këtë njeri dhe i thanë që ishte i sëmurë. Dhe çfarë bëri i Dërguri i Allahut? Ai e vizitoi atë në shtëpinë e tij. Burri u turpërua shumë dhe i tha: “Përse erdhe?” Ai iu përgjigj: “Erdha të të vizitoj se mësova se je i sëmurë”. Burri tha: “Dëshmoj dhe deklaroj se s’ka të adhuruar përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i tij”. dhe u bë nga shokët e tij më të ngushtë. Po ne çfarë do të kishim bërë në vend të tij? Më mirë most a themi, por gjithsecili t’ia thotë vetes. Pra, nëse duam të krijojmë miq dhe jo armiq dhe nëse duam të ndikojmë tek të tjerët duhet të shfaqim interes për ta.

Buzëqesh. Një ndër gjërat që na bëjnë të fitojmë dashurinë e të tjerëve është mbajtja e një fytyre të buzëqeshur. Muhamedi (a.s.) na thotë: “Buzëqeshni, se buzëqeshja është sadaka”. Pra buzëqeshja jonë, jo vetëm që na bën të lumtur ne dhe ata rreth nesh, por ne shpërblehemi për të. Sa mirësi e madhe kjo nga Zoti. Një aforizëm thotë: Buzëqeshja është çlodhje nga mërzitja, reze e shpesës ndaj pesimizmit dhe më i miri ngushëllim për të pikëlluarin, megjithatë ajo nuk blihet, nuk merret borxh dhe as me forcë.

Smile-Wallpaper-8

Bëje tjetrin të ndjejë rëndësinë e tij. Çdo njeri që takohet me ty, e ndjen veten se është më i rëndësishmë se ti, prandaj lërë atë të ndjejë rëndësinë e tij. Nëse burri e lavdëron gruan për edukimin e mirë të fëmijëve, apo për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe gatimin. Sigurisht që ajo, kudo që do të ecë nëpër shtëpi, do t’i tingëllojnë në vesh fjalët e tij dhe do ta ndiejë veten të rëndësishme në familje, sigurisht që kjo do ta shtojë më shumë dashurinë dhe lumturinë në familje. Nga ana tjetër, nëse gruaja e vlerëson burrin e saj për mënyrën se si ai i zgjidh problemet në familje, si dhe për arritjet e tij në punë, sigurisht që ai do ta ndjejë veten të rëndësishëm.

Bëhu bashkëbisedues i mirë. Një element i rëndësishëm që ndikon drejtëpërsëdrejti në marrëdhëniet njerëzore është edhe kultura e dialogut. Është e rëndësishme të dimë se njerëzit më së shumti parapëlqejnë të flasin për veten, për arritjet e tyre, për të dashurit e tyre, në këtë mënyrë ne mund të jemi bashkëbisedues të mirë vetëm nëse e ndihmojmë tjetrin të flasë për veten. Kujto, që atij më së shumti i intereson vetja e vet se sa ti. Kur atij i dhemb një dhëmballë është më e rëndësishme për të, se sa të vuajnë urie të gjithë banorët e Afrikës. Duhet pasur parasysh, gjithashtu se biseda duhet të orientohet andej nga bashkëbiseduesi pëlqen. Oratori i madh grek Ciceroni shprehet: “Nuk thuhet me gojë se sa i zbut shpirtrat e njerëzve mirësjellja dhe ëmbëlsia e të folurit”.

Nëse secili nga ne do të përpiqet t’u përmbahet këtyre këshillave, do ta ndjejë përnjëherë ndryshimin. Le ta fillojmë këtë eksperiencë të bukur, së pari në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe kudo, në çdo rrethanë dhe në çdo pjesë të jetës sonë.

Revista “Familja”, janar -shkurt  2012