Vargje nga Fjolla Spanca

158

 

Sonte, si prom’ edhe nesër!
Me krejt shpirtin’
N’Tokën e atyne’
Që e deshtën shumë’
Lirinë, dhe
Jetën e Paqtë!

(për Aleppon, 2016)

________________________________

u ba kohë që jam nis
për tek Ty’
përpiqem me njoftë veten
nëpërmjet Dashnisë Tande.

______________________________

I kam thanë vedit
Me dekë
a lehtë’
edhe me u çue
jerm,
prej vorrit t’dynjasë përsëri!

Zor ashtë ama
n’kjoftë veç njiherë
me u ba njeri’

me u’ dashunue
si fmijë…

__________________

Shumë terr ka thithë përroni jem
për me venerue ditën

dekën e sosa
kur me tomël t’nanës
ia ktheva syve Dritën

Dashni
ti je llamp vojguri
e u’ trumcak lypës
symbyll e pa emën

Fjolla Spanca

 

Revista “Familja”, janar 2017