Rreth revistës “Foleza Jeshile

51

Të dashur fëmijë dhe prindër, ju ftojmë të bëheni pjesë e revistës sonë në çdo numër të saj!

Revista “Foleza Jeshile” është një revistë periodike për fëmijë.

Kjo revistë u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve parashkollorë si dhe atyre në shkollën fillore.

Me një staf të kualifikuar, i cili jep kontribut maksimal për mësimin e fëmijëve në disa drejtime, si:

–        Të shkruajnë saktë gjuhën shqipe

–        Të mësojnë shprehi të reja komunikimi

–        Të bëhen pjesë e konkurseve të ndryshme që zhvillon revista “Foleza Jeshile”.

11822425_916294821775435_759831295396048003_nObjektivat e kësaj reviste janë:

  • Edukimi i fëmijëve nëpërmjet përrallave, vjershave dhe tregimeve të cilat përçojnë një moral edukativ dhe atdhetar.
  • Nëpërmjet rubrikave “Mozaik” dhe “Lojëra shpejtësie” ne synojmë të nxisim zhvillimin intelektual të lexuesve tanë të vegjël.

Për një edukatë të mirë dhe për zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj zgjidhni revistën “Foleza Jeshile”!

“Nderoni fëmijët tuaj dhe edukojini  ata me edukatë të mirë”.

(Muhamedi a.s.)