Të dashur miq të revistës “Foleza Jeshile”, tani do t’ju njohim me tregimin e Mirsadit.
Mirsadi është shtatë vjeç dhe shkon në klasë të parë. Atij i pëlqen si çdo bashkëmoshatar të luajë me shokët pasditeve poshtë pallatit. Ai e ka shkollën paradite. Kur zgjohet, ha mëngjesin që ia përgatit gjyshja, vishet dhe sëbashku me të niset për në shkollë.
Mirsadi gjatë gjithë rrugës i drejton pyetje gjyshes së tij. Një ditë ai e pyeti gjyshen se si të luante një lojë në tablet. Gjyshja i buzëqeshi dhe i tha:
Nuk merr vesh gjyshja nga këto gjëra more bir, se janë në gjuhë të huaj.
- Po ti di arabisht o gjyshe, si i ke mësuar suret nga Kurani?- e pyeti Mirsadi.
- Do t’i mësoj gjyshja ty suret, ndërsa ti më mëso lojërat nga tableti.
- Pas disa ditësh Mirsadi dhe gjyshja morën abdes dhe filluan të faleshin. Mirsadi që i vogël imitonte prindërit kur faleshin. Tashmë ai çdo lëvizje e shoqëronte me fjalët përkatëse. Gjyshja e Mirsadit ndihej krenare që po i mësonte atij të falte namazin si të ishte një djalë i rritur. Mirsadi pas namazit e merrte gjyshen për dore dhe i shpjegonte lojërat nga tableti dhe qeshte me zë, sepse gjyshja nuk i kuptonte sado që ai mundohej.
Morali: “Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz kur të mbushin shtatë vjeç” (Muhamedi a.s.).
Foleza jeshile, nr. 23