Ardhsh i bardhë!

303

Nga Entela Hidri

 

Buza e tharë kërkon shpëtim,

Nga i Amshuari një bekim,

Etja kaploi trupin gabimtar,

Ushqimit këtë muaj i jam ndarë.

 

Por lutje me buzë të tretur pëshpëris,

Dua në mes të natës që i stis,

Në labirinte shpirti vlon pendimi,

Mëkatet tashmë i ka zënë mërgimi.

 

O Zot! O Zot!

Nëse nuk më fal ti, kush do më fali sot?!

O më e madhja Dashuri,

Zot i gjithësisë më je Ti.

 

Nëse Ti je Falës dhe Mëshirues shumë,

Unë do të të lutem edhe më shumë.

Në degët e shpirtit po buron besimi,

Si një i natyrshëm me burim krijimi.

 

Ramazan muaj i ndritur, urdhër me burim qiellor,

Në çdo ditë sa të kam pritur, sepse ti je përrallor.

Çdo mirësi është e shumëfishtë, çdo dua është e pranuar,

Vëllazëri e mirësi, në këtë muaj është e shtuar.

 

Zoti se e desh njerinë, andaj ty të ka dhuruar,

Sepse hapen dyer mëshire, në Xhenet për të na ofruar.

Nuk ka fjalë që të përshkruan,

Nuk ka loti asnjë fjalë, vetëm heshtje e përulësi

Dhe për Zotin ka shumë mall.

 

Unë sexhden e takoj, me dua e përgjërim,

Pres mirësi, begati, e shumë dhurim.

Me fjalë dot nuk të shteroj, o mirësi e Ramazanit,

Po përulem në errësirë dhe çka dua ia them Rrahmanit.